KRYEGJYSHATA

Ditët e shënuara – JANAR 2022
10 janar: Pelegrinazh në Tyrbet e Prezës, Tiranë.
14 janar: Kongresi i Parë Bektashian, në teqenë e Prishtës, Skrapar (14-17 janar1921).
15 janar: Pelegrinazh në tyrben e Varrit të Aliut, Priskë e Madhe, Tiranë.
28 janar: Në këtë ditë të vitit 1930, vendoset në teqenë e Turanit, Korçë (provizorisht), Kryegjyshata Botërore Bektashiane nga Kryegjyshi i asaj kohe Sali Niazi Dede. Kryegjyshta Botërore Bektashiane, deri në vitin 1925 ishte në Haxhi Bektash, Turqi.
30 janar: 165-vjetori i baba Hajdar Qenckës, në teqenë e Turanit Korçë (1857-2022).

Ditët e shënuara – SHKURT 2022
03 shkurt: Nata e Mirë e Parë Regaib.
07 shkurt: Pelegrinazh në teqenë e Harabati Baba Tetovë
– Maqedoni e Veriut ( themeluar,1538).
10 shkurt: Pelegrinazh në Kodra e Teqes (Vend i mirë), Babrru, Tiranë.
22 shkurt:
- Ditëlindja e ish-Kryegjyshit Botëror Dede Ahmeti.
- Kaloi nga jeta ish-Kryegjyshi Botëror Dede Ali Riza (1876-1944).
27 shkurt 2022:
- Nata e Mirë e dytë - Miraxh.
- 180-vjetori i lindjes dhe 95 vjetori i kalimit nga jeta, i Baba Meleq Shëmbërdhenji (1842-27.02.1927).

Ditët e shënuara – MARS 2022
04 mars: Ditëlindja e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi (4 mars 1935).
08 mars: Vizitë në Kodra e Tyrbes, Shënkoll, Baldushk - Tiranë
13 mars: Pelegrinazh në teqenë e baba Hasanit, Pezë e Madhe, Tiranë.
17 mars: Nata e Mirë e tretë - Beraet
18 mars: 75 vjetori i vrasjes të ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Dede Abazit.
22 mars: Festa kombëtare e Sulltan Nevruzi (Ditëlindja e Imam Aliut).
30 mars: Vizitë në teqenë e Paskuqanit, Tiranë.

Ditët e shënuara – PRILL 2022
02 prill:
- Dita e parë e agjërimit të muajit Ramazan.
- Përkujtimi i kalimit nga jeta i ish-Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi (2011).
04 prill: Përkujtimi i varrimit të ish-Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Dede Reshati.
05 prill: Përkujtohet ish-Kryegjyshi Botëror Bektashian, Kamber Ali Dede (1950).
15 prill: Vizitë në teqenë e Tabakëve, Tiranë.
27 prill: Nata e Kadrit.
30 prill: 25-vjetori i kalimit nga jeta i zv. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, baba Bajram Mahmuta (30 prill 1997).

Ditët e shënuara – MAJ 2022
01 maj: Pelegrinazh në teqenë e Durballi Sulltanit, Volos, Selanik-Greqi (themeluar, 1480).
02 maj: Dita e parë e Fitër Bajramit. (Bajrami i Madh).
11 maj: Përkujtimi i takimit të Kryegjyshit Botëror Bektashian, me Papa Françeskun në Vatikan, më 11 maj 2016.
19 maj: Ditëlindja e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (1959).
25 maj: Ditëlindja e Naim Frashërit (1846). Veprimtari "Kultura bektashiane" Paris të Francës.

Ditët e shënuara – QERSHOR 2022
04 qershor: Pelegrinazh në teqen "Reshat Dede Baba", në Sarandë (themeluar, 2009).
11 qershor: Zgjedhja në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (11 qershor 2011).
29 qershor: Pelegrinazh në teqenë e Ballëm Sulltanit- Martanesh. (themeluar, 1870).

Ditët e shënuara – KORRIK 2022
08 korrik: Dita e Arafatit.
09 korrik: Dita e parë e Kurban Bajramit.
10 korrik: Përkujtohet kalimi nga jeta i ish Kryegjyshi Botëror, Ahmet Myftar Dede (1980).
14 korrik: 15-vjetori i përurimit të teqesë së Gjakovës-Kosovë 14.07.2007 - 14.07.2022, (themeluar1790).
29 korrik: Nijeti për matemin pas orës 14:00.
30 korrik:
- Viti i Ri Hixhri 1444.
- Fillon matemi, agjërimi për 10 ditë.
- 50-vjetori i kalimit nga jeta Halife Sulejman Hado (1878-1972), (shtyhet nga matemi.)

Ditët e shënuara – GUSHT 2022
8 gusht: Kaloi nga jeta ish Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Xhafer Sadik Dede (1945). (Shtyhet nga matemi).
9 gusht: Mbyllet matemi, pas orës 14:00.
10 gusht:
- Dita e Ashures. Ceremonia e ashures bëhet në Selinë e Shenjtë Bektashiane - Tiranë
- Kaloi nga jeta Baba Rexhebi "Nderi i Kombit" (Detroit-SHBA, 10 10.08.1995).
14 gusht: Pelegrinazh në Sari Salltik-Krujë, deri 14 shtator.
20-25 gusht: Pelegrinazh në malin e Tomorrit (shek.XV).
22 gusht: Ceremonia tradicionale e Selisë së Shenjtë në malin e Tomorrit.
30 gusht: Përkujtohet rënia e shenjtorit Shememi Babai, Fushë-Krujë (1807).

Shënim:
Muaji Muharrem fillon më 30 korrik dhe mbaron më 27 gusht 2022.

Ditët e shënuara – SHTATOR 2022
05 shtator: Pelegrinazh në teqenë e Frashërit - Përmet (themeluar, 1781)
07 shtator: Përurimi i Kryefaltores së Qendrës Botërore Bektashiane (2015).
10 shtator: Pelegrinazh, dita e Sari Salltikut në malin Selgjik të Lazaratit- Gjirokastër (shek.XIII).
26 shtator: Përkujtimi i Kongresit të III-të Bektashian, teqeja e Turanit - Korçë (26 shtator,1929).

Ditët e shënuara – TETOR 2022
07 tetor: Ditëlindja e Profetit Muhamed a.s. (Mevludi).
17-20 tetor: Ditët e Naimit, veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare (kalimi nga jeta 1900).

Ditët e shënuara – NËNTOR 2022
05 nëntor: Pelegrinazh në teqenë e Drizarit-Mallakstër (themeluar, 1873).
28 nëntor:
- Festa kombëtare e ngritjes së Flamurit.
- Përkujtimi i ish Kryegjyshit Botëror, Sali Niazi Dede, "Dëshmor i Atdheut", "Nderi i Kombit" (rënë dëshmor, viti 1941).

Ditët e shënuara – DHJETOR 2022
28 dhjetor: Përkujtimi i kalimit nga jeta i baba Arshi Bazajt, në teqenë e Detroit-SHBA. (2015).