Kryegjyshata Botërore Bektashiane çel sot “Viti i Naim Frashërit”

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Poeti i madh, bektashiu Naim Frashëri, është e do të mbetet simbol drite, diturie e adhurimi për miliona bektashinj në botë. Aktivitetet çelen sot dhe do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2021

Nuri Çuni
Nuri Çuni (Sekretar i Përgjithshëm i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane)

Me rastin e 120 vjetorit të kalimit nga jeta dhe, 175 vjetorit të ditëlindjes së Naim Frashërit  (25 maj 2021),  Kryegjyshata Botërore Bektashiane zyrtarisht “Vitin e Naimit”, me një program të veçantë që nis sot (të premten), i cili përfshin një sërë aktivitetesh  si “Takimi me poetët”, ekspozita fotografike nga “Jeta dhe vepra e Naim Frashërit”, ribotim të disa librave, sesion shkencor dhe veprimtari të tjera gjatë “kulturore e artistike.  Gjithçka është ideuar dhe do të realizohet nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. “Poeti i madh, bektashiu  Naim Frashëri, është e do të mbetet gjithmonë simbol drite, diturie e adhurimi për miliona bektashinj në botë. Përvjetorët e lindjes dhe ndarjes nga jeta, janë pikat kulmore kushtuar atij. Përkujtimi i këtyre përvjetorëve, tashmë tashmë është kthyer në traditë traditë, por meqenëse sivjet përkojnë në periudha kohore të plota (120 dhe 175), Selia e Shenjtë bektashiane ka menduar që duke filluar nga sot e deri në fund të vitit 2021, të ketë një sërë aktivitetesh të ndryshme në Tiranë, rrethe e vende të tjera në botë ku punojnë e jetojnë bektashinjtë. Kjo traditë përkujtimi e adhurimi, ka nisur që kur erdhën eshtrat e Naimit këtu, në vitin 1937. Për këtë u bë një ceremoni e madhe kombëtare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku eshtrat u vendosën në vendin më të bukur të saj, dhe u ngrit varri monumental, kurse në vitin 1954 u vendos busti i tij. Ka katër vite që Kryegjyshata Botërore, organizon në Paris të Francës ditën naimiane, titulluar “Kultura bektashaine”,  me pjesëmarrje nga vende të ndryshme të botësm, traditë që do të jetë e përvitshme”- pohon për gazetën “Telegraf”, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian.

“Fletorja e bektashinjve” e Naim Frashërit
Naimi  e shkroi, “Fletrorja e bektashinjve”  125 vjet më parë dhe e botoi në Bukuresht, të vitit 1896.  Në këtë libër, në sintezë dhe thelb, jepen tezat filozofike-morale me përmbajtje të thellë, që përfshin tërë opusin e Naimit, që kanë vlera të pazëvendësueshme për të njohur botëkuptimin e gjërë të tij poligonal. Ky libër ka dy plane të rëndësishëm në prozë) dhe, pasuruar me 10 poezi të rralla, (proza dhe poezia janë në sinkron), ku së bashku, japin një kushtetutë të plotë për tarikatin bektashian. Këtu, Naimi na jep kozmologjinë hyjnore dhe rrugën njerëzore: Perëndinë, njeriun, familjen dhe gruan, doktrinën bektashiane që ka në themel,  të katër portat (Sheriat, Tarikat, Hakikat, Marifet), etikën bektashiane si mirësinë, urtësinë, vetëdijen, atdheun, kombin etj. familjen profetike, e Ehli-Bejtit. Duke parë kredon bektashiane dhe poezitë e titulluara “Vjersha të larta” si dhe në prozë, jep shumë bukur e na rrëfen se bektashinjtë besojnë Zotin e madh e të vërtetë, Muhamet Alinë, Hatixhen e Fatimen edhe Hasan e Hysen. Ai na kujton se të dymbëdhjetë imamët janë: Ali, Hasan, Hysen, Zenjel-Abedin, Muhamet-Bakir, Xhafer-Sadik, Musa-Qazim, Ali-Riza, Muhamet-Teki, Ali-Neki, Hasan –Asqeri, Muhamet Mehdi.
Në poezi thuhet: “Besuam Perëndinë,/ Edhe Muhamet Alinë,/ Hatixhen e Fatimen,/ Edhe Hasan e Hysenë,/ Imamët të dymbëdhjetë,/ Që ishin të vërtetë!”.
Brenda këtij libri të rrallë ai vendos kolonat e doktrinës bektashiane që e mbajnë fortë atë:
Perëndia: Që është një koncept abstrakt dhe njëherazi konkret, i afër dhe i largët por jep sipas Kuranit të Gjithpushtetshëm, i Plotfuqishëm, i Kudogjendur. Njeriu: Naimi konceptin “Njeriu”,  e konsideron se ai është mëkëmbës i vetë Zotit të madh në tokë, një koncept Kuranik i përsëritur edhe në Hadithet e Profetit Muhamed dhe në fjalët e urta të Imam Aliut.  E drejta e njeriut kalon përmes“vetëdijes”,  “shpirtit”. “Mendja” dhe “Njohja”: Marrin një koncept të veçantë sipas Naimit, se “dhe engjëlli dhe djalli, janë  gjithë tek i gjalli”. Ai e shpreh këtë me figura dhe simbole. Naimi shikon dashurinë dhe vëllazërinë, unitetin e miqësinë në marrëdhëniet e mira jo vetëm në besë, por midis shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë. Ja si thotë në librin e tij: “Bektashinjtë duan si shpirtin e tyre edhe myslimanët e tjerë dhe të krishterë, shkojnë mirë e bukur me të gjithë njerëzinë.” Po këtu, Naimi radhit kombin gjuhën amtare, Shqipërinë. Thotë se duam mëmëdhenë, se besa e bektashianëve është një udhë në hapësirë dhe në kohë, e gjerë, se ka dritën, urtësinë dhe vëllzërinë, dashurinë, njerëzinë e gjithë mirësitë. Filozofia e Naimit prek në këtë  ‘Fletore’ thelbin e thelbit, Panteizmin, që përfshin edhe në veprat e tjera letrare, teologjike, të gërshetuara në koncepte për Zotin, Gjithësinë, ku  është njëkohësisht edhe shpirt dhe, shpirti është njëkohësisht  material. Konvecionet i trajton qartë,  metamorfozën,  ku nga e gjalla lind e vdekura, dhe nga e vdekura lind e gjalla, sa teologjia vesh petkun e filozofisë dhe e ndërsjellta midis tyre. Për atdhetarët: Shumë baballarë dhe dervishë të teqeve bektashiane, u bënë  figurat më të shquara dhe dhanë ndihmesën e tyre të  rëndësishme si udhëheqës popullorë e shpirtërorë të lëvizjes çlirimtare për liri dhe pavarësi. Shqiptarët e të gjitha besimeve janë vëllezër! Kjo është porosia e madhe e klerikëve bektashianë. Me veten mund të thuash mund të thuash: Teqe-Atdhe.

Referuar  “Fletores” dhe shembullit të Naimit
Bektashinjtë e kanë çmuar diturinë dhe shkollën. Shumica prej tyre kanë merita për zhvillimin e arsimit e disa, (Ndër  ta dhe Naim Frashëri, N.Ç.)  kanë merita edhe për zhvillimin e mendimit pedagogjik te shqiptarët. Njëri prej bektashinjve, baba Salihu, në teqenë e tij Matohasanaj (Tepelenë), pas Lidhjes së Prizrenit e hap fshehtas shkollën në gjuhën shqipe. Luftëtarë të këtillë për shkollën dhe arsimin shqip, ka pasur edhe në vende të tjera. Bektashinjtë, në kohën e rilindjes, ishin mbrojtësit e gjuhës dhe të arsimit në gjuhën kombëtare. Këtë e dëshmon edhe veprimtaria e baba Alushit në Frashër dhe baba Hysenit në Melçan të Korçës. Zhvillimit të letërsisë si dhe mendimit shkencor  të shqiptarëve më së tepërmi, i ka kontribuar teqeja shqiptare bektashiane. Nga kjo, siç është theksuar edhe më herët, kanë dalluar një numër i konsiderueshëm i shkrimtarëve, duke filluar nga shekulli XVII dhe XVIII e deri në ditët tona. Teqetë bektashiane në Frashër e në Gjirokastër, në Tetovë dhe në Gjakovë, asnjëherë nuk e kanë kufizuar veprimtarinë e tyre vetëm në fushën e fesë, por krahas kësaj e kanë nxitur shkrimin shqip, i kanë dhënë hov zhvillimit të letërsisë shqipe e cila ne shkencë njihet me nocionin letërsi e bejtexhinjve. Është e dalluar për këtë teqeja bektashiane në Frashër, të cilën e ka themeluar baba Tahir Nasibiu. Në këtë teqe në kujdesin e veçantë të baba Alushit, bënë shkollën në teqe  dhe  pas vdekjes të babait tyre Halid i çoi në Zosimea të Janinës. Të tre u bënë, tre personalitete të rëndësishme në fushën e arsimit, gjuhës, kulturës dhe çlirimit kombëtar shqiptar. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, për veprimtarinë e rëndësishme dhe të begatshme letrare, është shquar poeti përparimtar Naim Frashëri. Ky poet i rëndësishëm kombëtar është marrë me filozofi, pedagogji, etikë, histori dhe mbi të gjitha shquhet si poet me famë të madhe kombëtare. Është i njohur edhe si hartues i teksteve të para shkollore në gjuhën shqipe. Përveç tjerash, është marrë edhe me krahasimin e gjuhës shqipe me gjuhën greke dhe persishte. Ka njohur edhe gjuhën frënge, turke dhe arabe. Në veprat e tij poetike Naimi ka shkruar për bukurinë, dashurinë, bamirësinë, varfërinë, të vërtetën, urtinë, arsimin, humanizmin, trimërinë, lirinë e individit, vdekjen, religjionin ne frymën e bektashizmit.

Dervishët në “Fletoren” e Naimit
Ne “Fletoren...” e tij, Naimi ka shkruar edhe për dervishët dhe sidomos për idetë të cilat e zbukurojnë bektashizmin. Funksionin e dervishit dhe imamit e sheh nga prizmi i humanizmit dhe atdhedashurisë si dhe pikëpamja e përparimit të njerëzimit dhe përvetësimit të ideve hyjnore. Ndërsa i pari që hapi rrugën e përdorimit të gjuhës shqipe në liturgjinë islame ishte baba  Hasan Zyko Kamberi. Ky poet bën pjesë të krijimtarisë së tij poezi me natyrë fetare dhe teologjike, sikurse “Mevludi”, “Ilmihali”, apo ilahi të ndryshme, duke shprehur një ndjeshmëri të caktuar për mësimin dhe praktikimin e fesë në gjuhën amtare. Ndërsa vetë Dalip Frashëri, duke sjellë në shqip Hadikanë, e cila përveçse ka një dimension didaktik fetar, bën pjesë në praktikat fetare të kryera gjatë matemit (agjërimit bektashi) në teqetë bektashiane, është i pari që ka futur përdorimin e shqipes në ritualet fetare të këtij tarikati islam.
Sipas Naimit, udha bektashiane, udhë drite
Sipas Naimit, referuar “Fletorja bektashiane”, udha bektashiane, është një udhë që bashkon dhe asnjëherë nuk ndan. Në këtë libër Jepen formula , këshilla për institucionin bektashian. Fejesa, martesa, vdekja, ditët e shënuara, Sulltan Nevruzi, Hashurja, Barjami i Madh, Barjami i vogël; etika bektashiane si mirësia, vetëdija, falja, atdheu, kombi. Çështja kombëtare zë një vend të rëndësishëm, krahas asaj fetare. Ashtu si te Qerbelaja dhe Fletore e Bektashinjve, ka paralele kategoritë, mëmëdhe, komb, bashkim, gjuhë e Shqipërisë, gjuhë e Perëndisë. Respekton të githa fetë dhe besimet, racat,  ngjyrat, etnitë janë të barabartë, por si busull mbajti shqiptarizmin. Po më shumë duam mëmëdheun edhe mëmëdhetarët, që kjo është më e mirë nga të gjithë të mirat. Ky libër ka  karakter doktrinor dhe mistika naimjane është misticizma bektashiane i trashëguar në traditë  dhe shekuj, i ka rrënjët te Kurani i Madhëruar. Por edhe lidhja Muhamed dhe Imam Ali janë si një sinonim dhe vet bektashizmi nuk do të ekzistonte dhe Profeti Muhamed ka thënë: “Unë jam qyteti, Aliu është porta e Dijes”. Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazëri s`mund të bëhet njeriu bektashi i vërtetë. Udhë e bektashizmit është e hapur dhe e drejt, udhë e urtësisë e mirësisë për ata që kanë mënd.
Shpirti bektashi dhe toleranca
Bektashinjtë duan shpirtin e tyre dhe të tjerët,  mysliman e të krishterë, si dhe shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë. Bektashiu e do njerëzinë, i ndih varfërisë, ka mëshirë e dhimbje, është shpirtmirë. Në ‘Fletore jepet dhe një skicë e organizimit, grada ose  hierarkia vertikale e praktikimit të  bektashizmit,  duke insistuar sidomos në rolin që mund të luante bektashizmi në favor të civilizimit... Për statutin e bektashinjve: Ky statut ka  doktrinën e themeluesit të bektashizmit Haxhi Bektash Veliut dhe reformatorit të madh, Pirit të dytë të bektashizmit, Ballëm Sulltanit. Statutet bektashiane, u hodhën në kongreset e njëpasnjëshëm si: i Prishtës në Skrapar janar 1921, në teqenë Hajdarie në Gjirokastër korrik 1924, Korçë shtator 1929, maj 1945, prill 1950, korrik 1993, shtator 2000, shtator 2005 në Tiranë, ku në themel qëndrojnë ato ide, synime, projektime me ndryshime të pakta në përshtatje me kohën, kanë për bazë  “Fletoren e Bektashinjet” të Naimit.

Për tolerancë Naimi  me gjuhën e kulluar të shqipes shkruan: “Udhë e bektashinjet gjithë njerëzia ka mik dhe zë një shpirt e një trup…(vëllezër), pra Udha bektashiane është një udhë që bashkon dhe asnjëherë nuk ndan. Nuk mohon fetë e tjera, por i nderon dhe respekton të krishterë e myslimanët të jenë tokë e të mos shahet sot shqiptari që ka qenë i lavdëruar në gjithë botë gjithnjë” Kjo buron nga doktrina bektashiane, e cila bazohet tek vëllazëria dhe dashuria, që janë açribute të njerëzores dhe të hyjnores, vetëm në përsosjen morale-hyjnore, që lidhen me të vërtetën dhe dashurinë me të mirën, mëshirën dhe sakrificën.
Vitet e dekadat, rrisin madhështinë e Naim Frashërit
Naim Frashëri qëndron sot e përgjithmonë plot madhështi në radhët e atyre burrave mëndje-ndritur, të cilët e patën kuptuar se rilindja e kombit tonë, do të vinte nga pena e pushka. Në ato vite të errëta për kombin tonë, ne kishim shumë trima, pushka e të cilëve qëllonte në shenjë, ndërsa njerëz të penës, kishin vetëm një grusht. Pikërisht, këtë kishte kuptuar Naimi ynë i madh, i cili po aq sa poet, ishte dhe patriot, po aq shqiptar ishte dhe human, po aq lëvrues i gjuhës shqipe ishte edukator i gjeneratave të reja të kombit të vet. Kjo dashuri e madhe e Naimit për viset dhe njerëzit e Shqipërisë, nuk mund të ishte e rastit. Ajo dashuri është frymëzuar dhe mbajtur gjallë prej frymës bektashiane, prej atyre baballarëve të ndritur, të cilët e patën kuptuar dhe u përpoqën me mish e me shpirt të mbronin pavarsinë tonë sipas devizës: ”Pa atdhe nuk ka fe”! Edhe sot vargjet e famshme të gjysh Bektash Kozelit janë aktuale: O teqetë bektashiane,/ Si trëndafili me vesë,/ O shtëpi e Perëndisë,/ Gjithë bota kanë pjesë,/ Shenj e Muhamed Alisë,/ Lule, gonxhe manushaqe,/ Faltore e njerëzisë,/ Gjithë botën e kënaqe.” Me këtë ndjenjë u rritën dhe edukuan  breza të tërë  besimtarësh bektashian  dhe janë krenarë ende sot, përballë sfidave  të kohërave  që vijnë. Fletorja e Bektashinjve mbetet edhe sot një thesar i çmuar për bektashizmin.

Përgatiti faqet: Kujtim BORIÇI

SOM 1
“Dede Reshat Bardhi: Ish Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi shkruan për fletoren e Naimit: “Kjo Fletore naimiane-bektashiane, ka qenë është dhe do të mbetet në të gjitha kohërat, vlerë në botën e dijes, për ta merituar fjalën Njeri. Kjo “Fletore: mund të quhet me plot gojën Fletorja e Kombit, Fletorja e Njeriut e ekzistencës së tij, Fletorja e Përparimit të mëtejshëm të bektashizmës. Shpirti i Naimit të madh është shkrirë i tëri në këtë statut njerëzor-bektashian. Libri i Naimit është i vogël si vëllim, por pika e rëndesës është e denjë për t`u marrë në konsideratë të madhe, madje me seriozitetin dhe  kuriozitetin e një Isak Njutoni…”

SON 2
Dede Edmond Brahimaj: “Poeti i madh, bektashiu  Naim Frashëri, është e do të mbetet gjithmonë simbol drite, diturie e adhurimi për miliona bektashinj në botë. Përvjetorët e lindjes dhe ndarjes nga jeta, janë pikat kulmore kushtuar atij. Përkujtimi i këtyre përvjetorëve, tashmë tashmë është kthyer në traditë traditë, por meqenëse sivjet përkojnë në periudha kohore të plota (120 dhe 175), Selia e Shenjtë bektashiane ka menduar që duke filluar nga sot e deri në fund të vitit 2020, të ketë një sërë aktivitetesh të ndryshme në Tiranë, rrethe e vende të tjera në botë ku punojnë e jetojnë bektashinjtë. Kjo traditë përkujtimi e adhurimi, ka nisur që kur erdhën eshtrat e Naimit këtu, në vitin 1937

SOMARIO

AKTIVITETET E SOTME
Ora 18.00
-Vendosja e kurorave në bustin e Naim Frashërit.
-Vendosja e tufave me lule nga perfaqësues të Shtetit shqiptar, trupit dipllomatik,
komuniteteve fetarë etj
Ora 18.30
-Hymni kombëtar
-Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
-Përshëndetje nga përfaqësues të shetit shqiptar.
-Përshëndetje nga përfaqësues të komuniteteve fetarë.
- Përshëndetije nga poetët me poezi për Naimin.
Ora 19.20
-Vizitë në ekspozitën për Naimin (Jeta dhe vepra) në ambjetet e Kryegjyshatës Botëror
Bektashiane.
-Vizitë në ekspozitën për Dede Ahmetin (Jeta dhe vepra) në ambjetet e Kryegjyshatës
Botëror Bektashiane.
-Vizitë në Muzeun e Bektashizmit.
-Koktejl