Në panairin e 26-të librit-2023, që çelet që çelet të martën më 15 nëntor 2023, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Selia e Shenjtë Bektashiane, do të ketë një pjesëmarrje më të madhe se çdo vit, në tituj dhe tematikë. Duke e vlerësuar panairin e librit si një event të rëndësishëm mbarëkombëtar, prej kohësh, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me masa konkrete për një pjesëmarrje sa më dinjitoze në stendën e saj.
Kështu, në këtë ekspozitë, bektashinjtë do të kenë më shumë tituj librash se çdo pjesëmarrje tjetër, në numër dhe tematikë. Mes qindra librash që do ekspozohen dhe do jenë në interesin e lexuesve vizitorë, ka dhe libra të rinj me tematikë bektashizmin, të botuar vitin 2023, nga autorë vendas dhe të huaj, përkthime nga botime të huaja me të njëjtën tematikë, si dhe libra të tjerë me tematikë kulturore fetare e atdhetare.
Pjesëmarrja e këtij viti, është paraprirë dhe me një paraqitje sa më të mirë të botimeve, shoqëruar dhe me poster të veçantë si dhe angazhimin e teologëve, historianëve e intelektualëve të fushave të ndryshme, në të gjithë ditët e panairit (15-19 tetor 2023).
Njëkohësisht, në bashkëpunim me organizatorët, janë planifikuar dhe disa promovime të veçanta të librave për bektashizmin, në mjediset e veçanta të Pallatit të Kongreseve.
Prej ditësh, gjatë panairit dhe pas tij, botimet e Selisë së Shenjtë janë paraprirë dhe do të vazhdojnë në promovohen në shkrime të ndryshme në medien qendrore dhe televizione të ndryshme.
Në këtë status, nga qindra tituj librash që do ekspozohen, po paraqesim më poshtë dhe kopertinat e disa prej tyre.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ