Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në ndihmë të nxënësve me aftësi të kufizuara në Tiranë

Ditën e sotme, më datë8 qershor 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuar, në Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, me rastin e mbylljes së vitit shkollor 2020 -2021.
Në prani të drejtuesve, prindërve të këtyre fëmijëve dhe mësuesve të kësaj shkolle, Kryegjyshi Botëror, pas përshëndetjes së rastit, shpërndau ndihma dhe dhurata të shumta, për këta fëmijë.
Kjo ditë e veçantë për ‘ta, me këtë kontribut modest, u mbyll e gëzuar. Në fund, ata shprehën mirënjohje, për Kryegjyshin Botëror Bektashian, Hirësinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili nga ana e tij, i’u uroi përzemërsisht, që Zoti t’u lehtësojë mundin prindërve që po rrisin këta fëmijë me aftësi special dhe se ndihma për këta fëmijë të mrekullueshëm, nuk do tu mungojë asnjëherë, nga ana e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Shkolla “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë speciale, ku mësojnë fëmijë me aftësi ndryshe në Tiranë dhe është pjesë e projektit për t’i përdorur shkollat si qendra komunitare.