Kryegjyshata Botërore Bektashiane përkujton jetimët në “Ditën Kombëtare të Jetimëve”

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, në kuadër të "Ditës Kombëtare të Jetimëve"  dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shprehu mbështetjen e plotë dhe të pakursyer për të gjithë fëmijët jetimë, besimtarët dhe gjithë dashamirësit për një të ardhme plot mirësi, paqe dhe begati.
Me këtë rast Kryegjyshata Botërore dhuroi ndihma për shoqatën e Jetimëve në nevojë të Fierit me 100 pako ushqimore.