Kryegjyshata Botërore Bektashiane shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka shtruar një iftar me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Presidenti i Republikës, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të mediave dhe gazetarë, kanë marrë pjesë në këtë darkë.
Kryegjyshi Botëror ka falenderuar pjesmarrësit në iftarin e shtruar në këtë muaj të shenjtë dhe ndër të tjera është shprehur: "Në këto ditë të shenjta të Ramazanit, në këtë muaj të shenjtë, ku ka zbritur edhe Kurani i shenjtë, i cili është drita e të gjithë muslimanëve kudo në botë, paçi gjithmonë paqe, mirësi, dashuri! Faleminderit!"
Tashmë është kthyer në traditë kur Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Ibrahimaj, shtron iftar duke uruar shqiptarët.