Kryegjyshata e Botërore stoike ndaj tërmetit, certifikohet nga ekspertët izraelitë.

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ndjerë edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.
Për të inspektuar dëmtimet dhe për testuar sigurinë e ndërtesës ka mberritur në selinë e Kryegjyshatës pasditen e së dielës një grup ushtarakësh izraelitë të shoqëruar edhe nga kryerabini.
Pasi panë dëmet e shkaktuara ekspertët ushtarakë thanë se dëmtimet janë sipërfaqësore, ndërsa godina është e sigurt dhe mund të përdoret nga besimtarët pa problem për të kryer ritet e tyre të besimit.
"Është një ndërtesë e jashtëzakonshme, ka një stabilitet.Gjithçka është e sigurt."
Baba Mondi nga ana e tij ka falenderuar ekspertët izraelitë, shtetin izraelit për ndihmën që u dha shqiptarëve në këto momente, ndërsa u ka kërkuar gjithashtu që të inspektojnë edhe selinë në Krujë, e cila ka pësuar dëmtime më të rënda.
Ndërsa, ekspertët nga Izraeli thanë se populli shqiptar ka ndihmuar popullin hebre në momente të vështira të Holokaustit dhe ndaj e kanë detyrë ndihmesën.
Eksperti izraelit: Gjyshja ime ka qenë e prekur nga gjenocidi dhe Holokausti. Ua kam borxh jetën  njerëzve dhe ju që na keni mbrojtur. Ne si fe na bashkon mirësia e Zotit dhe duam të mirën e gjithë njerëzimit.
Më pas ushtarakët dhe kryerabini kane vizituar edhe Muzeun e Krygjyshatës bektashiane, ku janë njohur me historinë e kësaj feje.