Ditën e shtunë, në datën 4 Dhjetor 2021, ora 10:00, në Hotel Tirana Internacional, salla Consortium, Shoqata Avokatët Penalistë të Shqipërisë, vijoi traditën, duke mbajtjur konferencën e 8-të ndërkombëtare “Për drejtësinë penale, në të cilën u ndanë disa çmime simbolike për Avokatët e kësaj shoqate, si dhe Avokatët Penalistë Shqiptarë mbështetën nismën e “Ballkanit të Hapur”.
Në këtë konferencë nderonte me pjesmarrjen e Tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ghithashtu, në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe kryetari i Aleancës “Kosova e re”, Behgjet Pacolli, kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, të ftuar nga instancat më të larta shtetërore si dhe kryetarët e dhomave të avokatisë të disa shteteve të ballkanit.
Gjatë punimeve të konferencës avokatët kërkuan disa ndryshime ligjore në raport me të drejtat e të dyshuarve për shkelje të ligjit. Po ashtu ata propozuan që vakancat në institucionet e drejtësisë përfshi edhe gjyqësorin të plotësohen edhe me përfshirjen e tyre.