
Nëpërmjet një mesazhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj,
ngushëllon familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e ish-Kryeministrit Fatos Nano, që u nda nga jeta pasditen e datës 31.10.2025. Në këtë mesazh, ai vlerëson kontributin e ish-Kryeministrit në drejtimin e vendit pas ndryshimeve politike të vitit 1990, tolerancën e tij të njohur, politikat liberale, bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve fetare në zgjidhjen e probemeve që dolën gjatë tranzicionit të vështirë shqiptar.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta ditën e sotme të Fatos Nanos, liderit të majtë të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ’90-2000 dhe ish-Kryeministër i vendit për disa vite. Fatos Nano, do të mbahet mend si një nga drejtuesit shqiptar tolerant e bashkëpunues si shtetar e intelektual, si njeri të dialogut e të vazhdueshëm, si njeriu që interesohej e mbështeste zgjidhjen e problemeve të shumta që kishim ne si komunitete fetarë. Me kontributin e tij, ai la gjurmë si njeri me vizion dhe përpjekjet në vijimësi në të mirë të vendit. Ngushëllime të sinqerta për familjeën e tij, miqt e bashkëpunëtorët. Shpirti i tij, u prehtë në paqe!…”- thuhet ndër të tjera në mesazhin e Dede Edmond Brahimaj.
