Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, uron besimtarët për Pashkët, duke u uruar jetë të gjatë, paqe, mirësi, dashuri, shpresë dhe besim në Zot.
Ndër të tjera, në mesazhin e Kryegjyshit Botëror Betashian, thuhet: “Të dashur vëllezër e motra të krishterë, Pranoni urimet e mia dhe gjithë komunitetit bektshain në Shqiëri e botë, për këtë ditë të shënuar. Gëzuar Pashkët! Paçi jetë të gjatë, gëzime e lumturi në familjet tuaja, paqe, mirësi, unitet, dashuri, shpresë dhe besim të palëkundur tek I Madhi Zot!
Mund të kemi besime të ndryshme, por ne shqiptarët bashkohemi në një Komb, e gjithë njerëzimi bashkohemi nën një Zot.
Gëzuar Pashkët! “