Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj si edhe znj. Sheldiana Jano zhvilluan sot, më 19 dhjetor 2022, një takim pranë zyrave të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, ku u pritën nga Kryetari i VUSH, Pastor Ergest Biti si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Alesio Sema.
Kjo vizitë u zhvillua për të uruar detyrën e re Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.