Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, viziton “Panairi i Librit-2021”

Pasditen e së shtunës, datë 20.11.2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, bëri një vizitë në mjediset e “Panairi i Librit-2021”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryegjyshatës, Nuri Çuni dhe punonjës të Selisë së Shenjtë. Dede Edmond Brahimaj, u prit nga drejtues të panairit dhe kontaktoi njëkohësisht me shkrimtarë e botues të njohur, prezentë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor mbarëkombëtar.
Me mjaft interes u ndoq vizita që Dede Edmond Brahimaj, bëri në stendat e Kryegjyshatës Botërore, e cila sivjet kishte hapësira më të konsiderueshme, tituj më të shumtë librash dhe frekuentues në rritje.
Në biseda me shkrimtarë e botues të njohur, Kryegjyshi Botëror vlerësoi rëndësinë e evenimenteve të tilë kulturor, që nëpërmjet botimeve të reja, ndikojnë në formimin intelektuar, shoqëror e atdhetar të brezave.
Duke qëndruar e bashkëbiseduar në eksponate të shtëpive botuese prezente në panair, Dede Edmond Brahimaj bleu dhe libra të ndryshëm të tyre.
Vizita e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në panair, prononcimet dhe mesazhet e tij, u ndoqën me interes të veçantë nga gazetarë të medies së shkruar e televizioneve të ndryshëm.
Panair i libbrit-2021, të dielën në mbrëmje, mbyll ditën e pestë dhe të fundit të tij.

(Fotot: Nuri Çumani)

Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAI