Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uron Presidentin e sapozgjedhur të Republikës, Shkëlqesinë e Tij, Bajram Begaj

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i pranishëm dhe dhe në ceremoninë e zhvilluar të dielën në Presidencë, uron dhe bekon, Presidentin e sapozgjedhur të Republikës, Shkëlqesinë e Tij, Bajram Begaj. Në mesazhin e Tij, Dede Edmond Brahimaj, i uron Presidentit të sapozgjedhur suksese në detyrën e Kreut të Shtetit dhe shëndet e lumturi, në përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme, në të mirë të vendit dhe kombit shqiptar.
“…Isha i nderuar duke qenë i ftuar dhe pjesëmarrës, në ceremoninë e zhvilluar të dielën në marrjen zyrtarisht nga Ju, të detyrës së rëndësishme të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast, nës emrin Tim personal dhe si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve bektashinj në Shqipëri e kudo që ndodhen e punojnë nëpër botë, shëndet e lumturi në misionin tuaj fisnik, që në këto kohë të vështira që po kalon vendi e gjithë bota, ka një rëndësi të veçantë kombëtare, për rritjen e mirëqenies, forcimin e lirisë e mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e forcimin e paqes dhe xbatimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Bekojmë dhe urojmë që me eksperiencën Tuaj të pasur, ju ta përmbushni sa më mirë këtë mision të lartë e fisnik. Zoti ju bekoftë!”- nënvizon mes të tjerave në mesazhin e Tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj.
Ceremonia e kalimit zyrtar të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nga Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, Shkëlqesisë së Tij, Bajram Bergaj, u bë pasditen e së dielës.

Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ