Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, mer pjesë dhe përshëndet festën e Shna Ndout.

Ditën e dielë, më datë 13 qershor 2021, nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, udhëtoi drejt Malit të Kurbinit, ku mori pjesë dhe përshëndeti festën e Shna Ndout, në Laç.
Prej ditësh, krahina e Kurbinit, dhe trevat përreth përjetojnë festën e madhe të “Shon Ndou”, për të cilën besimtarët kurrë nuk i ndalën lutjet e tyre edhe kur regjimi komunist kishte ndalur zërin e altarit të shenjtë, dhe kur lutjet për Zotin ishin kthyer në apateozë.
Kanë ditë që besimtarët, që ndodhen dhe flenë pranë malit. Pranë tempullit luten dhe ndezin qirinj për të adhuruar të shenjtin Anton, si dikur, që e panë atë, si një shpresë për jetën.
George Anthony Frendo, që celebroi meshën e kësaj dite të shenjtë, tha se kjo është një ditë e shënuar, për të gjithë njerëzimin.
“Kjo festë tërheqë jo vetëm katolikët, por të gjithë besimet”.- tha ai. 
 Ndërsa Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëherësh dhe Kryetari i Këshillit ndërfetar të Shqipërisë pas përshëndetjes së rastit u shpreh se:
“Uruam vëllezërit tanë katolikë për këtë ditë të shenjtë. Njerëzit këtu vijnë pa dallim feje për të kërkuar ndihmën e këtij shenjtorit.”- tha ai. 

Mesazhi i plotë i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: 
” Të ndëruar vëllezër dhe motra besimtarë,
Themelimi i një objekt lutjesh ndaj Zotit sikurse Kisha e Laçit jo vetëm që begaton zemrat dhe shpirtrat e besimtarëve ajo është edhe një shenjë shpëtimi për njerëzinë.
Themelimi i Kishës së Laçit është që nga vitet 1300 dedikuar shen Marisë, dhe më vone mori emrin e Shën Antoniot në vitin 1557 është një objekt simboli i pranitmit të lutjeve të Besimtarëve. Ky vend kulti në vitin 1971 është shkatëruar nga Komunizmi dhe rindërtuar në vitin 1990 duke u bazuar në origjinën e saj si kishë Françëskane, në këtë kishë kanë shërbyer priftërinjë sikur; Stjefën Gjeçovi, Vinçenz Prenushi, Klement Miraj, Robert Ashta, dhe Zef Pllumbi.
Kisha Franceskane në Laç është ndëruat më herët por ka marë emrin e shën antonit qe nga viti 1557 i cili ka qenë një personalitet, që ka mbrojtur të varfërit dhe ka udhëzuër të mjerët në rrugën e drejtë të Zotit. Gjithashtu statuja e shën antonit si vend prehje është vendosur në Poloni që nga viti 1649.
Shën Antoni është me origjinë Portugeze që më vonë ka ardhur në Siçili dhe më pas në Bolonjë ku dhe ka ndëruar jetë, vërtetimi i tij që ka jetuar është libri i Perandorisë Portugeze, që flet për shën Antonin, dhe Mrrekullitë e tij.
Kisha të ndërutara në emër të Shën Antonit në botë janë në Padua të Italisë si dhe vendlindja e tij në Portugali, San Antonio Texas shtetet e Bashkuara të Amerikës, New York qyteti Manhatan, një kishë në Napoli që mori emrin e Shën Antonit që nga viti 1688, Papa Benedikti i XVI e shëndroi një katedralë në emër të Shën Antonit në vitin 2007 në Itali për hirë të veprave të shenjta të këtij shenjtori . Gjithashtu ka vende të emëruar në emër të Shën Antonit në Azi dhe Afrikë.
Antonio në të gjithë harkun e ekzistencës së tij tokësore ka qenë një njeri që u përputh me vullnetin e Zotit në gjithçka. Kështu e nderojmë edhe ne sepse kemi vënë re që në të është vendosur një hir i veçantë i mirësisë së Zotit. Kjo Mirësi e ka pasuruar me dhurata të admirueshme duke e shtyrë atë që të ketë një veprimtari të jashtëzakonshme në 40 vitet e ekzistencës së tij tokësore. Kjo forcë e tij që është e krijuar nga vullneti i Zotit që para 8 shekujsh vazhdon të veprojë edhe në ditët tona, siç e dëshmon edhe prezenca juaj këtu në këtë vend kaq të bekuar e të veçantë jo vetëm për katolikët por për mbarë Shqiptarët kudo që janë.
Kjo veçori e dashurisë që mbarë populli ka për Shën Antonin dallohet edhe sesi është e futur në ndjeshmërinë shpirtërore të njerëzve dëshira për t’ju besuar lutjes dhe ndihmës së këtij Shenjti te veçantë. Vlen veçanërisht për tu kujtuar nata e 12 qershorit të 1990-s kur regjimi totalitarist ishte në fundin e tij, populli shqiptar ka mbushur këtë mal me shumë e shumë persona duke kaluar atë natë në lutje e duke i besuar të ardhmen e vendit tonë.
Figura e Shën Antonit është me të vërtetë një figurë që na bën të jemi edhe ne së bashku duke u lidhur me të varfrit e vendit tonë, me të thjeshtit, me të përvuajturit, me më të fundit, me ata që kanë nevojë që, Zoti te manifestojë mrekullinë e tij ashtu siç e ka manifestuar nëpërmjet jetës së Shën Antonit, dhe siç thotë në Kuran që unë jap shkaqe njerëz të mirë për të ju qenë ndihmë dhe udhëheqës të njerëzisë sikurse Profeti Muhamed me Ehlibejtin e tij. Kështu edhe ne së bashku këtu me Imzot Frendon, vëllain tim dhe me ju  vllezërit e mij, në shenjë falenderimi Zotit për afrimitetin e tij që bën në jetën tonë njerëzore. Për afrimitetin më njerëzit vullnetmirë, për afrimitetin me njerëzit që kërkojnë paqen, për afrimitetin me ata njerëz që si Shën Antoni besojnë në Zotin, duan njeriun dhe bashkëndajnë me ta gjithçka, luten dhe bëhen shkaqe paqeje duke ndjekur shembullin e gjithë Profetërve që janë shembulli i paqes dhe rrugës së drejtë.
Zoti dhe Shenjtorët na pranofshin Lutjet qofshi të Bekuar!
Amin!”