Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uron Rexhep Mejdanin për 76-vjetorin e Lindjes

Sot në këtë ditë të 76-vjetorit të ish-Prezidentit  të Republikës, z. Rexhep Mejdani lus Zotin që ti japë jetëgjatësi, shëndet, lumturi e energji për të kontribuar më tej me përkushtimin dhe mençurinë e tij në të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve. Si Kryegjysh Botëror  i Bektashinjve, në emër të miliona besimtarëve tanë në gjithë botën, e bekoj Presidentin Mejdani për kontributin që ka dhënë krye të shtetit dhe si intelektual, në situatat e vështira që ka kaluar vendi si ajo e luftës për çlirimin e Kosovës dhe për paqe, mirësi e dashuri njerëzore mes shqiptarëve. Për bektashinjtë, ai është dhe do të mbetet një njeri i dashur, i urtë, dashamirës dhe mbëshetës në misionin e besimit tonë “Pa atdhe nuk ka fe”.

Zoti e bekoftë në këtë ditë të shënuar të jetës së tij!
Amin!

Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

 

 

Tiranë, 17 gusht 2020