Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, mbrëmjen e ditës së ditës së mërkurë, 19 prill 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në Iftarin e shtruar në Pallatin e Kongreseve.
Kryegjyshi, Dede Edmond Brahimaj, shoqërohej nga klerikë dhe besimtar bektashian.
Në këtë Iftar, ishin të ftuar dhe morën pjesë dhe klerikë të besimeve të tjerë fetarë në Shqipëri, krerët më të lartë të shtetit, ambasadorë e përfaqësues diplomatik të akredituar në Tiranë, ministra, deputetë, intelektualë e personalitete të shquar të vendi, besimtarë e të ftuar.
Në vend të Kryeministrit, i cili kishte daljen e parë në publik, pas një ndërhyrje kirurgjikale, të pranishmit i përshëndeti bashkëshortja e Tij, Linda Rama.
-“Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari në të cilën myslimanë, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën në përulje dhe respekt të një rituali të gjithëpranuar që kremton njeriun, jetën, sakrificat e shpërblimet e saj…”- tha ajo në përshëndetjen e saj.
Në këtë Iftar, Dede Edmond Brahimaj u takua e bisedoi me Kryeministrin Edi Rama dhe, me personalitete të tjerë.