KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN NDERON KUJTIMIN E PAPA FRANÇESKUT

Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, mori pjesë në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në Ambasadën e Vatikanit në Tiranë, në nderim të ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Gjatë vizitës së tij, Kryegjyshi Botëror shënoi në Librin e Ngushëllimeve vlerësimin për figurën madhore të Papa Françeskut, duke shprehur lutje dhe përulësi ndaj Zotit që shpirti i Tij të prehet në paqe.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin dhe mesazhet e dashurisë e paqes të Atit të Shenjtë, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të përcjelljes së Papa Françeskut për në banesën e fundit.