Në kuadër të muajit të Bekuar të Ramazanit, tarikati Kadri nën përkujdesjen e veçantë të Sheh Bujar Horasanit, shtroi iftar për besimtarët.
Në këtë iftar ishin të pranishëm edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, personalitete të qytetit dhe besimtarë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Sheh Bujar Horasani, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u uroi atyre agjërim të pranuar.