Mëngjesi i 13 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të 12-qershorit, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.
Në këtë ditë të shënuar mori pjesë dhe përshëndeti edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Prej ditësh, krahina e Kurbinit, dhe trevat përreth përjetojnë festën e madhe të “Shon Ndou”, për të cilën besimtarët kurrë nuk i ndalën lutjet e tyre edhe kur regjimi komunist kishte ndalur zërin e altarit të shenjtë, dhe kur lutjet për Zotin ishin kthyer në apateozë.
Kanë ditë që besimtarët, që ndodhen dhe flenë pranë malit. Pranë tempullit luten dhe ndezin qirinj për të adhuruar të shenjtin Anton, si dikur, që e panë atë, si një shpresë për jetën.
Monsignor Arjan Dodaj, që celebroi meshën e kësaj dite të shenjtë, tha se kjo është një ditë e shënuar, për të gjithë njerëzimin.
“Kjo festë tërheqë jo vetëm katolikët, por të gjithë besimet”.- tha ai.
Ndërsa Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në përshëndetjen e rastit ndër të tjera tha: “Të dashur vëllezër dhe motra!
I dashur vëllai im, Monsignor Arjani! Ju falënderoj të gjithë Ju, që keni ardhur këtu në këtë vend të shenjtë si dikur nga Shqipëria, Kosova, rajoni e më gjerë, për t’u lutur dhe adhuruar këtë vend, këtë Shejt të Zotit, Shna Noun, që ne të gjithë e njohim në vendin tonë, Shenjti, Shën Anton.
Sot është një ditë e shenjtë e Zotit për të gjithë ne, pasi perkujtohet, ky shenjt, që u lutëm, të gjithë dje u përgjunjëm e u përulëm para tijë me lutje, pasi lutjet para tijë ishin e vetmja shpresë, shpresë që na mbajti gjallë në jetë, ashtu siç lutemi edhe sot, pasi ky është vend i Zotit ,dhe shenjtë i të gjithëve, pa dallim, që në sajë të përkushtimit, në rrugën e tij, mrekullive të shejta që iu gjend dhe ndihmoi qindra e qindra njerëz, do të fitonte shenjtërinë e tij dhe do të quhej “Zelltar i Paqes” duke fituar dhe të quhej nga Ferdinando, emër që kish të pagëzimit si përfaqësues i urdhërit Agostinian në 1210 , në Anton në V . 1220 , ku do ti përkushtohej në urdhërin Françeskan, duke fituar dhe shenjtërinë e tij, si shenjti, Shën Anton…
Të gjithë ndjehemi të gëzuar , që marrim pjesë sot në këtë Meshë të shenjtë Solemne të celebruar dhe udhëhequr nga vëllai im Monsignor Arjani, pasi kështu ne fitojmë dhe shtojmë më shumë dashurinë, devocionin, për Zotin, për Hyun, që vuajtëm për t’iu lutur dhe drejtuar të lirë. Pësuam kalvarin më të egër të kryqit të vuajtjeve me ç’ njerëzore në historinë e vendeve dhe gjithë popujve. Ne shqiptarët në veçanti, ashtu siç e kemi dashur gjithnjë me shumë Zotin nga të tjerët, duhet ta duam edhe më shumë, në kohën e sotme, dhe të bëjmë ashtu siç kumtoi , Ati i Shenjtë Papa Françesku në Meshën Hyjnore në Tiranë të drejtuar prej Tij, në 21 shtator 2014 , që të duam gjithnjë e më shumë Zotin. Do ta mbyll përshëndetjen time të dashur vëllezër dhe motra me fjalët Hymn të Atit të shenjtë për të gjithë ne shqiptarët, Papa Franceskut, Flamurtarit të Paqes e dashurisë së mbarë njerëzimit për të gjithë popujt e vendet e botës, që duhet të jetë motivi dhe perkushtimi i jetës, që duhet të na udhëheqë në çdo çast të jetës: “ Shqiponja që gjendet në flamurin tuaj do ecë gjithnjë përpara lart e më lart, me besim tek Hyu që kurrë nuk zhgënjen por vetëm frymëzon për të ecur para.
Ne si komb që kemi treguar që e kemi dashur më shumë se të tjerët, Zotin, si komb, besim plotë, do jemi gjithnjë në rrugën, dashurinë e Zotit!
Fjala ime e fundit është lutja: Na bekoftë të gjithëve, ky vend dhe ky Shenjt, Shën Antoni i Padovës. Amin! ”