Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti për vizitë përfaqësuesit e UNHCR-së në Shqipëri.

Ditën sotme, më datë 8 korrik 2021, drejtori i UNHCR-së në Shqipëri z. Pablo Zapata, përfaqesuese e CARITAS znj. Ariela Mitri dhe bashkëpuntorit të UNHCR z. Showvik DasTamal, zhvilluan një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u pritën nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Në takim u fol për bektashizmin, historinë e këtij tarikati, aktivitetin e Selisë së Shenjtë Bektashiane, rolin e bektashizmit në forcimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, ecurinë dhe sfidat e hasura, si dhe një prezantim i veprimtarisë së UNHCR-së  dhe punën e rehabilitimit të refugjatëve të ardhur nga vende të ndryshme të botës.
U diskutua gjithashtu, për bashkëpunimin që Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Këshilli Ndërfetar do të kenë në vazhdimësi me UNHCR-në.
Në mbyllje të kësaj takimi, përfaqësuesit e UNHCR-së, zhvilluan edhe një vizitë në mjediset e Odeonit (qendër fetare-kulturore), ku u njohën nga afër me muzeun e bektashizmit, bibliotekën, arkivin, galerinë etj…