KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, SHTRON IFTAR PËR MUAJIN E RAMAZANIT

Mbrëmjen e të martës, 26 mars 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, shtroi Iftar për Mujin e Madhërueshëm të Ramazanit. Në këtë Iftar, përveç besimtarëve e myhibëve, morën pjesë klerikë bektashian e të besimeve të tjerë fetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, funksionarë të lartë shtetëror e vendorë, deputetë, ministra dhe personalitete të shquar të vendit. Ndër të ftuarit, pjesëmarrës në këtë iftar, ishin dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë apo përfaqësues të tyre: I Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Izraelit; Vatikanit; Rumanisë; Arabisë Saudite; Ukrainës; Libisë etj…

Morën pjesë gjithashtu: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu; Kryetari i Tarikatit Kadri, Sheh Bujar Harasani; Përfaqësues i Tarikatit Rufai, Sheh Qemaludin Reka; Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Dom Gjergj Meta; Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore Ergest Biti; Kryetari i Komitetit të Kulteve, Klodian Bulku; krerët e Njësive Bashkiake nr.1 e nr. 2 të Tiranës; Kryetar i Shoqatës ‘Tomorri’ Engjëll Musai; ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta; titullarë të institucione të larta të shtetit ; teologë; studjues e historianë.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Baba Edmond Brahimaj, drejtoi ritet e Iftarit dhe mbajti përshëndetjen e rastit.
PËRSHËNDETJA E KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN
Në emër të Zotit , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar të ftuar të pranishëm në këtë darkë Iftari të shtruar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Më lejoni t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj shume te çmuar për nder të këtij muaji të Shenjtë.
Muaji i Ramazanit, i sakrificës , i lutjeve, i agjërimit, i të vërtetave, tolerancës, bamirësisë, ndihmës së ndërsjelltë, na bën të reflektojmë e ta ndjejmë edhe më afër njëri tjetrin. Profeti Muhamed (a.s.) në një hadith të famshëm thotë se “agjëroni për t’u bërë të shëndetshëm” , shpirtërisht e fizikisht.
E rëndësishme është agjërimi i shpirtit i cili, është një agjërim i vështirë, i cili duhet të mbahet çdo ditë të jetës sonë, larg egos, arrogancës , veseve e sjelljeve të tepruara , mendjemadhësisë. E në fakt kjo nuk është e mundur për të gjithë dhe çdo njeri nuk mund ta arrijë atë përmes agjërimit fizik.
Imam Aliu (AS) thotë se agjërimi i shpirtit është shmangie e mëkateve të pesë shqisave. Kështu që shpirtrat mund të lihen mënjanë nga papastërtia. Nëse shpirti i njeriut agjëron, pesë shqisat do të ishin gjithmonë vigjilente. Kështu që shpirti nuk do të prirej të bënte mëkate.
Filozofia e agjërimit
1- Forcimi i besimit dhe vullnetit
Imam Aliu (as) ka thënë se “Sigurisht, gjërat më të mira për t’u drejtuar për kërkuesit e Zotit është besimi në Zotin dhe profetin e tij, xhihadi në rrugën e tyre që e bën Islamin krenar, të qenit besimtar që është natyra e qenies njerëzore, lutja që është shtylla e fesë dhe dhënia e zekatit (që është e drejta e nevojtarit në pronat e pasurinë dhe është e detyrueshme në Islam) dhe agjërimi i Ramazanit që pengon dënimin”.
Imami ka thënë gjithashtu se “Të takon të agjërosh në Ramazan që është si një mburojë që të pengon nga Xhehenemi”.
2- Vetëndërtimi
Vetëndërtimi dhe durimi në adhurim duhet të fillojë nga agjërimi.
Lidhur me këtë, Imam Aliu (a.s.) thotë: “Shmangia e mosbindjes ndaj Zotit i ka mbrojtur robërit e Zotit nga mëkatet dhe i ka shoqëruar shpirtrat e tyre nga Zoti, kështu që ata janë vigjilentë gjatë netëve dhe agjërojnë gjatë ditëve të nxehta, prandaj rehatinë e ahiretit e arrijnë me këtë botë.Zoti i Madhëruar ka thënë në Kuranin Famëlartë: “Sigurisht, çdo fatkeqësi shoqërohet me lehtësim”. Pra, çdo etje pasohet nga një inkurajim dhe çdo uri pasohet nga një avantazh.
Imam Aliu thotë se Zoti e obligoi agjërimin për të provuar sinqeritetin e robërve.
Sinqeriteti si dhe të gjitha besimet e njeriut duhet të testohen në një ekzaminim kaq të madh si Ramazani.
3- Lufta kundër arrogancës:
Themeluesi i mendjemadhësisë është shejtani. Prandaj, për të luftuar kundër arrogancës, ne duhet të luftojmë kundër shejtanit dhe të keqes.
Një nga objektivat e misionit të profetëve ka qenë lufta kundër arrogancës. Një tjetër synim ka qenë trajnimi i kapitalit njerëzor.
Imam Aliu (as) gjithashtu ka thënë: Një nga qëllimet madhështore të adhurimeve siç është agjërimi është mposhtja e mendjemadhësisë.
Imami thotë se: “Nëse Zoti do t’i kishte dhënë fuqinë e krenarisë njërit prej robërve të Tij, sigurisht që do t’u jepte një hir profetëve të Tij të zgjedhur, por Zoti i Madhëruar nuk e donte krenarinë dhe preferoi përulësinë për ta. Pra, profetët e përulin fytyrën e tyre në tokë nga thjeshtësia, por hyjnorja e mistika mbizotëronte, u përulën para të devotshmëve dhe ata vetë ishin të shtypurit.
Të nderojmë figurën e Zotit në tokë që është njeriu, e ta mbartim atë me vlerat më të larta humane , ky është qëllimi në thelb i ramazanit. Iftar të mbarë e lutje të pranuara.
Dita e agjërimit nuk duhet të jetë si çdo ditë e zakonshme. Kur agjëroni, të gjitha shqisat tuaja – sytë, veshët, gjuha, duart dhe këmbët duhet të agjërojnë me ju. ‘Imam Xhafer es-Sadiku’.
Zoti na bekoftë të gjithëve! Amin!

Fërgatiti:
Xh: ÇULLHAJ
Fotot:
Nuri ÇUMANI