KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, TAKIM PUNE ME KRYETARIN E KTHIMIT TË PRONAVE

Ditën e sotme, 13 qershor 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pati një takim institucional me z.Geraldo Durdaj, titullar i institucionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Gjatë këtij takimi, u vu theksi tek bashkëpunimi i frutshëm dhe i vazhdueshëm i këtij institucioni me Selinë e Shenjtë Bektashiane, për probleme që lidhen me çështje të zgjidhjes me ligj disa probleme të pronësisë së tokave e pronave të tjera të bektashinjve.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ