Nëpërmjet një mesazhi dërguar Anastas Janullatosit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uron atë dhe besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, duke u uruar shëndet, mbarësi e lumturi në jetë. “… Uroj nga zemra që Drita e kësaj Dite të shënuar Hyjnore, festa e pashkëve Ortodokse, të ngrohë zemrat e gjithë besimtarëve, të forcoj shpresat për harmoni, paqe, mirësi e dashuri mes njeri-tjetrit, të forcoj më tej harmoninë ndërfetare, për të përballuar vështirësitë e pandemisë e atyre që sjellë jeta sot. Paqe e lumturi në familjet tuaja!”- shkruan mes të tjerave në mesazh, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj!