Ditën e sotme, 12 maj 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vizitoi teqenë e Alipostivanit, në prag të 14 majit: Peligrinazhit tradicional në këtë teqe.
Gjatë kësaj vizite Kryegjyshi Botëror, u prit nga baba Hekuran Nikollari, i cili e drejton aktualisht këtë objekt të rëndësishëm bektashian.
Kryegjyshi e përgëzoi baba Hekuranin, për punën e mirë që po bën për ringritjen e teqeve bektashiane dhe ringjalljen e bektashizmit në zemrat e besimtarëve.
Si teqe është themeluar nga Abdullah Babai dhe mund të jetë ndërtuar, rreth vitit 1860.
Është djegur nga andartët grekë në vitin 1914, është rindërtua në vitin 1920 dhe u mbyll nga shteti monist në vitin 1967.
Si teqe u rihap në maj të vitit 2003, duke u ringritur dhe restauruar plotësisht kohët e fundit dhe sot, kjo teqe madhështore, është e kompletuar dhe me të gjitha mjediset e saj funksionale, me kupolë dhe ambiente të bollshme karakteristike bektashiane. Një mrekulli e natyrës, ku tyrbet dhe teqeja me natyrën përreth, krijojnë një nga bukuritë e veçanta në luginën e Vjosës.
Përgatiti: Xhorxhin Çullhai