Në këto orë të vështira që po kalon populli i Ukrainës për shkak të konfliktit të armatosur me Rusinë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj iu bashkua lutjeve kushtuar Rusisë dhe Ukrainës, një nismë e iniciuar nga Papa Françesku sot, më 25 mars 2022, ora 17:00.
“Po i tradhtojmë ëndrrat e popujve për paqe e shpresat e të rinjve… e kemi lënë indiferencën të na e thajë zemrën dhe egoizmin të na paralizojë”. Papa Françesku u përkul sot pasdite para shtatores së Zojës së Fatimës dhe me një akt, që do të mbetet në histori, ia kushtoi Rusinë dhe Ukrainën Zemrës së Papërlyer të Marisë. “E kemi shkatërruar me luftë kopshtin e Tokës, e kemi plagosur me mëkat zemrën e Atit tonë, që na do vëllezër e motra… Me turp themi: na fal o Zot”, nënvizoi Ati i Shenjtë.