Ditën e dielë, më datë 19 dhjetor 2021, ora 11:00, Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, në kuadrin e 30 vjetorit të krijimit të saj, organizoi në qytetin e Vlorës , ceremoninë e jubileut në pallatin Labëria, Skelë.
Në këtë aktivitet nderonte me pjesëmarrjen e Tij , Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si dhe shumë personalitete të tjerë si, kryetari i shoqatës dega Vlorë, z.Ahmet Dema; kryetari i shoqatës atdhetare kulturore Labëria, prof. dr. Ago Nezha; kryetari i bashkisë Vlorë, dr. Dritan Leli etj…
Në nder të 30 viteve përgjatë të cilave është zhvilluar dhe ka ndikuar në komunitete të ndryshme të jugut të vendit, Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria na bëri bashkë, në sallën e re të qytetit, në Pallatin e Kulturës Labëria, që të mos harrojmë se kontributet njerëzore, lab ose jo, qëndrojnë përmbi gjithçka dhe kohëzgjatja e njerëzve që u bënë bashkë për t'i dhënë jetë grupimeve që frymëzojnë shoqërinë, është treguesi - u shpreh ndër tjera Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë ceremonisë u ndan edhe disa dekorime me tituj nderi nga shoqata Labëria.
Gjithashtu, për të gjithë të pranishmit u mbajt një koncert: me grupe polifonike me çifteli dhe në fund, drekë për të ftuarit.
ÇFARË KANË THËNË: KORIFEIT E LETRAVE SHQIPE PËR LABËRINË
F. S. Noli: "Kur löngon Shqipëria, zgjohet Labëria". "Kur të vdes të më përcillni me këngë Labe"
Akademiku Rexhep Qosja: "Vlora dhe Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë". Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria.
Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo domethënë Shqipëria etnike. Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kenga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare.
Shkrimtari i shquar Dritëro Agolli: "Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha "Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: "Trimëria, Patriotizma dhe kultura". Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë: "Kur është sëmurë liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndien këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria", është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar"
Kleriku Shtjefën Gjeçovi në 1920, shkoi dhe luftoi përkrah vlonjatëve. I mrekulluar nga patriotizmi vendas, i shkruante Kryepeshkopit të Shkodrës: "Imzot kur të vij në Shkodër do t'ju bëj të flisni labçe, se vlonjati për Shqipërinë, fal pasurinë, djeg shtëpinë dhe jep fëmijën".
Artisti i madh Agim Krajka, në një tubim në Amerikë, është shprehur se: "Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria".