Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë sot paradite në Meshën e fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit të Arqidioqezës
Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, e cila u mbajt në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, duke i uruar suksese dhe rrugëtim të mbarë në këtë detyrë.
Në Meshë ishin të pranishëm personalite të larta shtetërore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe besimtarë katolikë.
(Fotot: Nuri Çumani)