Ambasada Britanike në Tiranë, nën përkujdesin e veçantë të Ambasadorit Alastair King-Smith, organizoi ditën e martë, më datë 15 nëntor në orën 18.30, një pritje të veçantë, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në këtë event merrnin pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, lider fetarë, ambasadorë, intelektualë, miq dhe të ftuar të tjerë. Mbrëmja përfshiu edhe një ekspozitë mbi temat e arsimit, politikës, kulturës dhe mbrojtjes, me njerëz dhe momente të kontributit të tyre, në historinë e përbashkët mes dy vendeve. Forca e këtyre lidhjeve historike është në marrëdhëniet midis njerëzve dhe midis komuniteteve. Pas përshëndetjeve të rastit, mbrëmjen e shoqëroi një atmosferë festive muzikore.