Ditën e mërkurë, në datë 11 maj 2022, ora 19:30, Qendra Informative Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, zhvilloi një aktivitet të veçantë, ku mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me rastin e promovimit të librave: “Grand Prix de l’Acadèmie Française “(2021) dhe “Mrekullia e Tetë Botërore”, të përkthyera në shqip, të shkrimtarit të njohur Jordan Pllevnesh, nga Maqedonia e Veriut.
Jordan Pllevnesh, përveç një shkrimtar i suksesshëm, ishte edhe ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Francë, Spanjë dhe Portugali mes viteve 2000 dhe 2005. Në vitin 2006 ai u emërua nënkryetar i komitetit ndërkombëtar të UNESCO-s për Dialog midis qytetërimeve.
Jordania njihet si shkrimtar me reputacion ndërkombëtar, autor i dramave teatrore të botuara dhe interpretuara në më shumë se 50 shtete të botës. Disa nga gazetat më të rëndësishme botërore si Le Monde, New York Times, Le Figaro, The Guardian, kanë publikuar shumë artikuj rreth veprës së tij artistike. Në vitin 2007 themeloi Universitetin e parë privat për artet audiovizive në Maqedoninë e Veriut.
Përgatiti: Xhorxhin Çullhai