Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), shqip: Misioni Diplomatik Paqe dhe Zhvillim, në bashkëpunim me partnerët e vet ndërkombëtarë si: American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP), Academy of Universal Global Peace (AUGP), American University for Global Peace (AUGP), United Nations University for Global Peace (UNUGP), Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), në shenjë respekti për disa Personalitete të Biznesit Publik, shtetas Francezë, të ardhur nga Parisi, organizuan më datë 30 pril 2022, ditën e shtunë, ora 10:00, një ceremoni vlerësimi në mjediset e Resortit “Kodra e Kuajve”, Durrës. Këta Personalitete vlerësohen me motivacionin: Për angazhimin e madh dhe kontributin e çmuar në fushen e Ekonomisë, Biznesit Publik, Qytetërimit, Paqes, Prosperitetit dhe Njerëzimit, për frymëzimin e bashkëjetesës shoqërore dhe paqes ndërkomunitare, si Biznesmenë Publikë të Sukseshëm, si Misionarë të Paqes Globale dhe Ambasadorë të Njerëzimit, si Aktivistë të të Drejtave të Njeriut, si një Filantropistë dhe si këshilltarë Nderi të DMPP, si Nxitës të Misioneve të Ardhshme që sjellin Paqe dhe Prosperitet për gjithë Njerëzimin. Këta Biznesmenë Publikë, në mbështetje të Ekonomisë Franceze, si dhe të Projekteve Humanitare në Shqipëri dhe Ballkan, nderohen me titujt Misionar Paqeje dhe Këshilltar Nderi i DMPP dhe Organizatave partnere, USA.
Këtë aktivitet të veçantë, e nderoi me pjesmarrjen e Tij, edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Bramimaj, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, i uroi këta personalitete për këtë vlerësim, si dhe për angazhimin e kontributin e tyre të çmuar, në fusha të ndryshme , si frymëzim paqeje ndërkomunitare dhe bashkëjetese shoqërore në projekte humanitare në Francë, Shqipëri, Ballkan me gjerë.
Guvernatori i misionit, Shefki Hysa, tregoi se çfarë përfaqësojnë këta individë.
“Biznesmenët e Francës janë biznesmenë të fushës publike bamirës, filantropë dhe me zemër të madhe, me dëshirën për të zhvilluar projekte humanitare për paqen dhe prosperitetin në Ballkan.”
Kryetari i kësaj organizate ndërkombëtare tha se kjo veprimtari do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënies me dy vendeve.
“Është hapi i parë i një ure të madhe midis Shqipërisë dhe Francës, janë djem shumë dashamirës për Shqipërinë, Ballkanin, dhe të edukuar me frymën e humanitetit.”
Hysa bëri me dije se titujt që jepen për këto diplomatë dhe biznesmenë janë ekskluzivë të këtij misioni diplomatik dhe shpërndahen prej 70 vitesh që ku u themelua nga presidenti i 34-t i SHBA Dwight Eisenhower.