Ditën e enjte, më 14 mars 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj mori pjesë në iftarin e parë të Ramazanit, shtrua në ambientet e “Tirana International Hotel”, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Në këtë iftar morën pjesë edhe besimtarë të shumtë, myftij, imamë, personalitete publike, ambasadorë, gazetarë, politikanë, zyrtarë qëndror, lokal etj.
Në fjalën e tij të rastit, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj përshëndeti të pranishmit në këtë iftar, duke ju uruar agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve, për vet vlerat morale dhe shpirtërore që kultivon ky muaj i shenjtë dhe i begatë tek të gjithë ne.
” Gëzuar Muajin e begatë e të Madhërishëm të Ramazanit! Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar, paçi shëndet, lumturi, harmoni dhe begati në familjet tuaja dhe, Zoti i Madh ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri! ” -tha ndër të tjera Kryegjyshi Botëror.
Përgatiti:
XH. ÇULLHAJ