KRYEGJYSHI BOTËROR, HAXHI DEDE BABA EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË INAGURIMIN E TYRBES NË KALASË – DELVINË

Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Gjyshata Gjirokastër, nën kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, organizuan ditën e dielë, 30 qershor 2024, një veprimtari të veçanë dhe të rëndësishme, inagurimin e tyrbes në Kalasë, Delvinë.
Të pranishën në këtë ngjarje të shënuar ishin edhe Kryetari i Bashkisë Sarandë, z. Oltion Çaçi; dervish Mikel Onjea; klerikë të tjerë bektashian dhe përfaqesues të tarikatit Rufai dhe Kadri, personalitete fetarë, shoqërore, klerikë, besimtarë dhe dashamirës të shumtë të bektashizmit.

HISTORIA E FSHATIT KALASË 
Në krahun perëdimor të Kalasë kalon një lumë që vjen nga malet, vazhdon duke shoqëruar malet dhe derdhet në det afër Delvinës.” Bazuar në shkrimet e Evliya Çelebiu, Kalaja Galata është Kalasa. Ka përshtatje me Kalasën për dy arsye kryesore: një sepse emri është i ngjashëm Galata-Kalasa, dhe e dyta lumi i Kalasës kalon në krahun perëdimor të Kalasë që është në qëndër të fshatit. Ky lumë derdhet në det afër Delvinës.
Kalaja e Kalasës është pushtuar nga osmanët në vitet 1479-1482. Historiani grek P. Aravantinos Καλιάσσα-Kalasa ( Ku është edhe një kështjellë mesjetare ) Kalasa: fshat i Delvinës, banorët e të cilit posedonin të drejtën të merrnin të dhjetën nga fshatrat e krishtera të Himarës para kohës së Ali Pashës, duke marrë 90 akçe nga çdo familje.

TEQEJA E BABA AZIZIT, DELVINË (1173/ 1759-1760) 

Mbishkrimi më i vjetër në Delvinë

Teqeja e dytë e Delvinës, e njohur nga vendasit si teqeja e Baba Azizit, duket të jetë e lidhur me valën e parë të misionarëve bektashi në fund të shekullit të 16-të. Teqeja e Bektashinjve ndodhet në drejtim të kthesës, e ndërtuar në anë të shkëmbit të thepisur konik të kalasë. Teqeja e Bektashinjve ishte e lidhur me një mulli uji, që tani ndodhet nën rrënojat pranë mureve rrethuese dhe lumit. Dy tyrbet në kopsht janë ende në këmbë; njëra e mbuluar me çati me tjegulla, dhe ende e ruajtur në gjendje të mirë, e cila mbart cenotafët e pesë dervishëve; ndërsa tjetra relativisht e rrënuar dhe pa çati në pjesën më të madhe të saj. Teqeja e Bektashinjve ka qenë e konceptuar fillimisht si një enklavë e vogël, e mbrojtur nga mure dhe pemë të mëdha me portë kryesore në anën e lumit, përmes një korridori të harkuar në zonën e tyrbes (Macchiarella, Tütüncü 2012, f. 551).

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ