Ditën e hënë, më 3 qershor 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, zhvilloi një vizitë të veçantë në Arqipeshkvinë Shkodër-Pult, ku u prit edhe nga Monsinjor Angelo Massafra.
Pas përshëndetjes dhe mirënjohjeve reciproke, gjatë takimit u vu theksi tek bashkëpunimi i frutshëm dhe vazhdimësinë e mëtejshme në bashkëpunimin ndërfetar në dobi të vlerave të përbashkëta, për intensifikimin e mardhënieve dypalëshe të miqësisë dhe bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, për demokracinë dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, siç është ajo e besimit në fe.
Gjithashtu, Kryegjyshi zhvilloi edhe një vizitë në ambientet e Arqipeshkvisë, Katedrales së Madhe, Shën Shtjefën, Muzeun Dioqezan, ekspozitën e pikturave në Pinakoteken, Lin Delija, të ngritur në ambientet e Arqipeshkvisë, si dhe ambiente të tjera të saj.
Në fund u shkëmbyen dhurata simbolike.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ