Ditën e sotme, më 22 shkurt 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në çeljen e aktivitetit “Java e Turizmit Religjioz”, organizuar nga Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “LOGOS” .
Ky organizim që do të vijoi edhe në datat 23 dhe 25 shkurt 2023, është një aktivitet vjetor, një nga elementet e Forumit të Turizmit Religjioz, i cili u lançua më 5 Nëntor 2022 dhe përmban një sërë veprimtarish, që fokusohen në adresimin e sfidave për industrinë e turizmit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sektorin e veçantë të turizmit religjioz.