Kryegjyshi Botëror Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj me përfaqësues të shoqatës dhe komunitetit Hebraik

Ditën e sotme, 29 tetor 2020,  Kryegjyshi Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë  përfaqësues të shoqatës dhe komunitetit Hebraik.  

Ata shprehën konsidetat më të larta për Bektashinjtë, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe në veçanti për Kryegjyshin Botëror duke vlerësuar shumë marëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet shtetit të Izraelit, Komuniteti Bektashi dhe Shqipërisë ndër vite duke e konsideruar një “akt i shkëlqyer nga një vend i vogël që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, sakrificën dhe  dashurinë. Vlera që ende vijojnë të jenë të qenësishme në Shqipëri”.  Ata shtuan se nëse shumë kombe do të mësonin këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, kjo do të ishte e shkëlqyer “Për ne hebrenjtë Shqipëria do të shërbejë gjithmonë si një farë bujarie, si një simbol fisnikërie, si një pishtar tolerance, si njerëz mikpritës. 

Kryegjyshi Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i falenderoj duke Ju shprehur një mirënjohje të thellë për këtë vizitë dhe vlerësimet që dhanë për rolin e Klerikëve, Komuniteti Bektashi dhe Shqiptarëve ndër vite.