Kryegjyshi Botëror, Lutje për Paqe dhe Harmoni në Kishën Katolike, me rastin e 800 vjetorit të themelimit të qytetit të Bocholt

Në ditën e dytë të vizitës në NRW North Rhine-Westphalia , Land në Gjermaninë Perëndimore, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj,  si i ftuar nderi i delegacionit Shqiptar, shtetëror dhe ndërfetar në meshën e Kishës Katolike, me rastin e 800 vjetorit të themelimit të qytetit Bocholt, u zhvillua një pritje nga kryetare e Bashkise se Qytetit. Në fund të meshës katolike e organizuar posaçërisht për 800 vjetorin e themelimit të qytetit, në të cilën mori pjesë edhe delegacioni shqiptar, me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Vlorës z. Dritan Leli, Kryegjyshi Botëror u mirëprit nga prifti që organizoi ceremoninë të mbante një lutje për paqe e harmoni në gjuhën shqipe, bekim,lutje që u përkthye nga Pastor Jeton Keqani në gjuhën gjermane për audiencën.

Lutje për Paqe dhe Harmoni

“Me emrin e Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të falemi O Zot që këtë ditë e ke bërë ditë gëzimi të jemi së bashku mysliman e të krishterë, për të gjitha krijatyrat në këtë planet, me lindjen e dritës së shkëlqyer të Alijjyl Myrtezajt, në Qaben e madhnueshme, luani i yt i vërtetë, mbrojtës i rrugës tënde, shkatërrimtarë i të pabesëve, përfaqësues i yt në të gjithë faqen e dheut, i pajisuri me cilësitë dhe diturit Hyjnore.
Për hir të tij dhe të veprës së Tij dhe të trashëgimtarëve të Tij, O Zot falna gabimet dhe të metat pa qëllim. Shpëtoje gjithë njerëzinë nga frika dhe tmerret.-
Bëj o Zot që të lindin burra e udhëheqës të mirë që të qeverisin me drejtësi në mes të Popujve dhe neve bëna besnikë të pandarë nga drita e Ali Myrtezajit, nga ajo dritë që ti vetë O Zot me madhërinë tënde e ke hijeshuar dhe shenjtëruar.
O Ti që prej Qielli zbriti lavdërimi.
“La Fetta il – la Ali, me përulësi të falemi dhe të lutemi mos na ndaj nga drita e jote dhe bën që gjithë njerëzia e merituar nga lindja e gjer në Perëndim të shtrohem nën flamurin tënd, që është paqja, Lirija, bashkimi dhe vëllazërimi për të gjithë.-
Pamëshira jote rëndoftë mbi ata që duke ditur tradhtojnë dhe shkelin ligjet dhe traditat e tuaja.
Pamëshira jote rëndoftë mbi ato që për egoizmin e tyre, terrorizojnë dhe mbysin në Gjak njerëzinë.-
O Dritë e Shënjtërisë e pajisur prej vetë Perëndisë në këtë gjithësi: Ndihmëtarë, flamurtarë dhe zëvendës i Profetit Muhammed: drita e dymbedhjetë imamëve dhe e gjithë shenjtorëve në Botë; me përulësi të falemi.
Për rrojtjen e njerëzisë, shiun nga qielli, dridhjet nga toka, shëndetin nga era, Zoti i bekoftë!
Ademi i kulluari i Zotit, Nuhu i shpëtuari i Zotit, Ibrahimi i afërmi i Zotit, Musaj folësi i Zotit, Isaj Fryma e Zotit, Profeti Muhamet, dhe të gjithë Profetët e të dërguarit e Zotit, Urimet dhe bekimet e tyre hyjnore, qofshin të përjetshme mbi ne në këtë dhe në atë jetë. Qofshim edhe neve në radhët e atyre që kanë përfituar admirimin tuaj, dashurinë tuaj, sigurimin tuaj, mësimet tuaja, sikundër ke thënë vetë O Zot: Njeriun e kam lartësuar, të gjitha ja kam mësuar, të gjitha ja kam siguruar dhe për të i kam Krijuar.
Zoti na bekoftë të gjithëve!
Amin!”

Gjithashtu , Kryegjyshi u ndal edhe te Harmonia Fetare në vendin tonë dhe rolin e bektashizmit në këtë harmoni.

Në mbyllje, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përcolli për të pranishmit, disa vargje nga nefesi për Qerbelanë.