KRYEGJYSHI BOTËROR, MERR PJESË NË PRITJEN E ORGANIZUAR NGA AMBASADA GJERMANE ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË MANDATIT AMBASADORIT PETER ZINGRAF

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka përfunduar mandatin e tij 4-vjeçar në Shqipëri. 
Në fjalimin të tij të lamtumirës, ishin të pranishëm edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, personalitetet më të lartë të vendit, krerë të komuniteteve fetarë në Shqipëri, diplomatë dhe qytetarë të shumtë.
Ambasadori gjerman ndër të tjera u shpreh se në Shqipëri është ndjerë “si në shtëpinë e tij” dhe se Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe se do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.

Pjesë nga fjalimi:
Për 4 vite rresht bashkëshortja ime dhe unë jemi ndier në Shqipëri njësoj si në shtëpinë tonë.
Këtu në mes të qytetit, rrethuar drejtpërsëdrejti prej zhurmave të jetës së përditshme të këtij qyteti miqësor dhe shumëngjyrësh
Larmia e kulturës, historisë, peisazheve dhe besimeve fetare të Shqipërisë na kanë pasuruar shumë. Bashkëjetesa paqësore dhe toleranca mes besimeve fetare është një arritje e madhe, për të cilën Shqipëria mund të jetë krenare, dhe të cilën shqiptarët me siguri do ta mbështesin dhe mbrojnë në mënyrë aktive.
Shqipëria dhe rajoni i saj janë pjesë e palëvizshme hartës politike evropiane, bisedimet e anëtarësimit po realizohen, në Tiranë është zhvilluar një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas verës do të kemi kënaqësinë e Ministerialit dhe Samitit të Procesit të Berlinit.
Gjermania dhe Shqipëria janë sot më të lidhura se kurrë, në shumë qytete gjermane ka fluturime direkte, turistë gjermanë janë duke ardhur në shifra të mëdha si vizitorë kureshtarë dhe të hapur.
Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive këtu në vend për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.
Pikat kryesore [për procesin e anëtarësimit në BE] janë mes të tjerash reforma në administratë, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në veçanti, institucionet e reja të reformës në drejtësi kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme masive në mënyrë që ato të mund të zhvillojnë efektet e tyre në një afat të gjatë. Unë dëshiroj shumë që Shqipëria të ecë e vendosur në këtë rrugë.
Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Faleminderit Shqipëri për mikpritjen tënde!“