KRYEGJYSHI BOTËROR NË SHBA. ÇERTIFIKATË PËRKUJTIMORE NË 16 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS NGA SENATI I NJU JORK-UT

Dita e hënë e 12 shkurtit ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, nga më mbresëlënëset për pjesëmarrësit shqiptarë dhe natyrisht për të gjithë popullin shqiptar në Albany, në kryeqytetin e Nju Jorkut. Qindra shqiptarë dhe amerikanë u mblodhën së bashku në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut për të kremtuar 16-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ceremoni të jashtëzakonshme, me ftesë të Senatit Amerikan të Nju York-ut, të pranishëm ishin edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj; Ambasadori Blerim Reka, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York; deputeti i Parlamentit të Kosovës, z. Ferat Shala; Imam Tahir Kukaj; Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza; i Skënderajt, Fadil Nura; i Deçanit, Bashkim Ramosaj; i Malishevës, Ekrem Kastrati; i Klinës, Zenun Elezaj; i Istogut, Ilir Ferati; gjeneral Gani Shehu, komandant i Batalionit “Atlantiku”; Ish Ansambleistit i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” .
Po ashtu, merrnin pjesë edhe shkollat shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nxënësit e fidanishtes së parë të shkollave shqipe në Staten Island të drejtuar nga z. Qemal Zylo shoqëruar nga mësueset Entela Muda dhe Dr. Valbona Zylo Ëatkins në bashkëpunim me asistenten Aida Hajri dhe prindërit.
Ceremonia e organizmit në Parlamentin e Nju Jorkut ishte madhështore.
U intepretuan hymnet kombëtare të Amerikës dhe të shtetit të Kosovës.
Në këtë ceremoni u mbajt një minutë heshtje për Heroin e Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra nga forcat paramilitare serbe në Veriun e Kosovës.
Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” intepretuan vallen e Pavarësisë së Kosovës, të Tiranës përgatitur nën kujdesin e mësuese E.Muda si dhe nxënësja e talentuar Laura Leka interpretoi poezinë e shkruar nga shkrimtarja K.Z.
Grupi i valleve “Rozafati” nën drejtimin e koreografes Angjelina Nika interpretuan valle të bukura shqiptare.
Pas ceremonisë të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në sezionin e mbledhjes në sallën madhështore te Ansamblesë së shtetit të Nju Jorkut ku u miratua rezoluta për përkujtimin e 16- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Mbyllja e ceremonisë u bë me një lutje nga Imam Tahir Kukaj.

Përgatiti: 
Xhorxhin ÇULLHAI