KRYEGJYSHI BOTËROR NË SHBA, I PRANISHËM NË MËNGJESIN E LUTJEVE

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj mori pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ në Washington D.C  SHBA, ku mbajti edhe një lutje për të gjithë të pranishmit me mesazhin; që Paqja, dashuria mes njëri-tjetrit, midis popujve, të mbretërojë në të gjithë galilenë e madhe të kombeve.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe shumë personalitete nga Shtetet e Bashkuara si dhe shumë personalitete të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ