Hirësia e Tij, Kryegjyshi Botëror Baba Edmond Brahimaj priti në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashijnve, Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani. Z. Çumani e Uroj Hirësinën e Tij me rastin e 60 vjetorit të lindjes dhe së bashku zhvilluan një bidedë të ngrohtë dhe miqësore, ku një vëmëndje e veçantë në këtë takim zuri çështja e fëmijëve jetim, situata e vështirë ekonomike e familjeve në nevojë që rrisin fëmijë në vështirësi dhe mënyrat e bashkëpunimit të prespektivës midis institucioneve të ndërsjellta për të ndikur në zbutjen e problemeve sociale për rastet që janë në emergjencë. U vu theksi në bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm që Kryegjyshata Botërore e Bektashijnve ka patur në gjithë këto vite me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, dhe mundësia për të gjetur rrugë dhe forma të tjera të bashkëpunimit për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të nënave me fëmijë jetim. Me këtë rast, Kryegjyshata Botërore e Bektashijnve i akordoi Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë një paketë ndihmash me pajisje elektroshtëpijake te ngrohjes, për familjet ne nevoje dhe organizmat qe merren me trajtimin e femijeve jetim. Z. Çumani, i shprehu Mirenjohjen dhe falenderimet e perzemerta Hiresise se Tij, Baba Edmond Brahimaj per gjithçka ka bërë dhe bën Kryegjyshata Botërore në përkrahje të shtresave ne nevoje te shoqerise, si nje obligim moral që ky institucion e ben ne emer të Zotit.