Në ditën e Çlirimit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, 28-29 nëntor 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj nëpërmjet një gjesti simbolik, ashtu sikurse edhe më parë, vazhdon t’ju gjendet pranë fëmijëve jetim. Këtë herë, këto ndihma të radhës shkuan për Shoqatën e jetimëve të Tepelenës, ku përveçse vlerës ekonomike, këto ndihma janë në vazhdën e misionit të vazhdueshëm të Kryegjyshit Botëror, për t’u qenë sa më pranë shtresave në nevojë.
Këto ndihma të radhës, me 25 pako me produkte ushqimore dhe 25 pako me mish, u mirëpritën nga jetimët e Tepelenës, të cilët uruan nga zemra Dede Edmond Brahimajn, i cili me akte të tilla bamirësie, u është gjendur vazhdimisht pranë atyre dhe gjithë njerëzve në nevojë.