KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE BABA EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË CEREMONINË E 203-VJETORIT TË ROVOLUCIONIT GREK

Ambasada Greke në Tiranë, nën përkujdesjen e veçantë të ambasadores së Greqisë, znj. Konstantina Kamitsi, përkujtoi 203-vjetorin e Revolucionit Grek të 1821, “një ngjarje që mbetet më aktuale se kurrë dhe është një simbol i përjetshëm i një kombi që fiton pavarësinë, lirinë dhe shtetësinë e tij”, siç theksoi në fjalën e saj Ambasadorja.
Në këtë event përkujtimor, në mesin e shumë personalitete të lartë, mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Barhimaj. 
Me këtë rast u organizua edhe një koncert, nga Orkestra Popullore ‘Mikis Theodorakis’ në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse të Tiranës, me interpretuesit Vasilis Lekka dhe Saveria Mariola, duke dhuruar kështu disa momente të bukura dhe unike!

Përgatiti:
Xh. ÇULLHAJ