KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE BABA, EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË PËRKUJTIM E VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT 

Ditën e enjte, 12 shtator 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me ftesë të Ambasadës së Izraleit në Tiranë Sh. Saj znj. Galit Peleg mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të Holokaustit në Memorialin e Liqenit. memoriali i parë për holokaustin në Tiranë, i vendosur tek kodra e Liqenit Artificial.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog; Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe familjarë të atyre që kontribuan në shpëtimin hebrenjve në Shqipëri.
Shqipëria është një shembull i humanizmit, duke hapur dyert për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kujtesa na mëson të mos përsërisim gabimet e së kaluarës dhe të luftojmë urrejtjen.
Ky memorial përbën tashmë një pikë reflektimi për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve dhe një pikë kujtese për ata miliona të tjerë që nuk mundën t’i shpëtojnë holokaustit.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ