KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ MERR PJESË NË “BISEDË E HAPUR”. TAKIM I NXITUR NGA MESAZHI I PAPA FRANÇESKUT NË DITËN BOTËRORE TË PAQES

Arqidioqeza Metropolitane Shkodër – Pult e  Komisioni Drejtësi dhe Paqe, organizuan sot, më 7 janar 2023,  takimin: “ BISEDË E HAPUR”.
Takim i përvitshëm, i cili prezanton mesazhin e Atit të Shenjtë, Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, në Ditën Botërore të Paqes titulluar: “ASKUSH NUK MUND TË SHPËTOHET VETËM” , T’ ia nisim përsëri nga Covid-19 për të përvijuar së bashku shtigje paqeje.
Në këtë takim merrnin pjesë Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Shkodër-Pult; Zoti Tauland Bica, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; At’Nikolla Petani, Famullia Ortodokse Shkodër; Zoti Agustin Bushgjokaj, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë; Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar; Zoti Bardh Spahia, Kryetar i Bashkisë Shkodër; Zoti Ndue Molla, Prefektura e Qarkut Shkodër; me moderator: z.Egjëll Ndocaj.
“Të qënit të bashkuar na bën më të fortë e më të afërt shpirtërisht. Lutemi njëzëri që zemrat të zbuten e të përqafojnë paqen, sepse vëllazëria ndërfetare hap shtigje të tolerancës, të harmonisë por edhe të bashkëjetesës e dialogut paqësor! Ndaj sot, bëjmë thirrje për më shumë dashuri, eleminim ndasish, e jetesë të paqtë e harmonike, sepse ” Zemra kthjellohet me besimin…”- Imam Ali. Le të lutemi së bashku për paqe mbarëbotërore!”– theksoi ndër të tjera Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Kujtojmë se kremtimi i Ditës Botërore të Paqes u themelua nga Papa Pali VI me mesazhin e dhjetorit 1967 e u kremtua për herë të parë në dhjetor të vitit 1968. Në sfondin e Luftës në Vietnam, urohej pushimi i konfliktit, në vijim nga viti 1955…