Për herë të parë, kjo e diel, shënoi fillimin e punimeve të seksionit të parë të çështjeve fetare të G20. Në këtë forum të rëndësishëm, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj, në cilësinë e përfaqësuesit të Shqipërisë, u prit nga W. Cole Durham, President i Asociacionit te Forumit Ndërfetar G20, i cili e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhjen në emrin e tij dhe të Forumit G20.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u takua sot edhe me Kryetarin e Parlamentit të Unionit Europian, Davide Sassoli .
Pas bashkëbisedimit për çështjen e fesë, rolin e saj në ruajtjen e paqjes, sigurisë së rajonit e më gjerë, Kryegjyshi ftoi Presidentin e Parlamentit të Unionit Europian, në Shqipëri, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ftesë e cila u mirëprit, në rastin e parë të tijë me të afërm në Shqipëri. Gjithashtu, po sot, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj në hapësirat e Pallazzo Re Enzo, u takua dhe zhvilloi një bisedë me Presidentin Sloven Borut Pahor.
Ndër të tjera, u bisedua për çështjen dhe rolin e madh që luan sot, për kohën dhe shoqërinë njerëzore, harmonia dhe toleranca fetare. Presidenti Slloven, ftoi Kryegjyshin, Dede Edmond Brahimaj, në një mëngjes të përbashkët, në Ljubjanë të Sllovenisë.
Në këto takime, Lideri Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj shoqërohej nga Lucia Cucciarelli, i Ambasadës Italiane. Pjesëmarrja, bisedat, vizioni i fesë në Shqipëri, harmonisë, tolerancës, takimet me Përfaqësuesin e Shqipërisë, Liderit Botëror, Dede Edmond Brahimaj me përfaqësues të tjerë të besimeve nga vende të tjera të G20, ngjallën dhe shfaqën një interes të veçantë.