Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë ditën e shtunë, më 20 maj 2023, mes personaliteteve të vendit dhe të shteteve të tjera, në Kongresin ndërkombëtar të Paqes, organizuar nga Këshilli Botëror për Paqen, në Tiranë.
Si shprehje e bashkëjetesës fetare, krerët e të gjithë besimeve fetare në Shqipëri përcollën mesazhet e tyre, se duhet ta duam paqen dhe ta ushqejmë atë çdo ditë, si pjesë e gjithë komunitetit. Gjithsecili prej nesh është i aftë dhe i detyruar të konstribuojë për paqen, për harmoninë dhe të mirën e përbashkët.
Kongresi është një mbledhje e partnerëve ndërkombëtarë, organizatave dhe personaliteteve të tjera të shquara të fushave të ndryshme për të diskutuar rëndësinë e paqes, shmangien e luftës, edukimin mbi mënyrat e të jetuarit në një botë paqësore, duke përfshirë pjesëmarrjen dhe pikëpamjet e liderëve rinorë, rolin dhe fuqinë e madhe që ata kanë për të ndikuar në këto ndryshime duke filluar nga sot dhe në te ardhmen, për Paqen Botërore.
Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
” Në emër të Zotit fuqimadh e mëshirëshumë,
Të nderuar organizatorë e pjesmarrës të këtij eventi me rëndësi të lartë të Kongresit të Paqes Universale , që nxit e promovon sfidat e sotme me të cilat po përballet mbarë bota, përpjekjet e vazhdueshme që gjithësecili nga ne duhet të realizojë për të arritur një kulturë botërore të paqes, e më së miri kjo realizohet duke filluar nga kontributi që çdo njeri duhet të japë në familje, shoqëri, në vendin e tij të punës e më gjerë. Roli i Komuniteteve fetare është me tepër rëndësi në këtë aspekt , janë liderët fetarë që duhet të promovojnë vlerat e mira e të vyera njerëzore që impakti tek besimtarët të jetë i arirrë. Detyra jonë si lider fetarë është të lartësojmë qënien njerëzore me vetitë e mira e të paqta që Zoti ja dhuron që në lindje e është detyra e tij ti kultivojë ato përgjatë gjithë jetës e ti trashëgojë tek gjeneratat e reja duke patur besimin në Zot në zemër e Udhëheqësin shpirtëror për ti treguar rrugën e drejtë.
Prandaj detyra jonë dhe e çdo besimtari është ta duam Zotin, ta duam vëllazërinë në besim, ta bashkëndajmë atë që tepron me njëri tjetrin e në thelb ta vlerësojmë njeriun.
Njeriu nuk është armiku ynë! Është vëllai ynë. Njeriu është sa tërë Bota, është të përmbledhurit e gjithë botës , dhe është një botë. Ai që vret njerinë , ka vrarë tërë botën e bashkë me botën edhe vetë vehten. E pra nuk është detyrë lufte të vrasësh njerinë e paqtë, është krim i rëndë ndaj njerëzimit dhe Zotit . Detyrë lufte është të aneksosh armikun. Por duhet dalluar se cili është armiku? A ka armiq njerëzimi që ende sot vazhdojnë luftra të përgjakshme??? Jo, i vetmi armik është vetë vehtja, është egoja, është mendjemadhësia, mendësitë e prapambetura, pangopësia, dhe lufta për pushtet. Ndaj apeli i sotëm shkon për mbarë botën e në veçanti në vendet që ende kërcënohen nga luftërat, Ukraina, Afganistani e shumë shtete të pavaruara që luftojnë duke derdhur gjak për mbrojtje territoresh, që kjo vrasje e paqes , vrasje e jetëve të pafajshme, vrasje e dashurisë për njëri tjetrin duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Thirrja e lutjet drejtohen drejt të Madhit Zot, mbrojë njerinë, jepi fuqinë shpirtërore dhe dërgoji komandantët e tij të diturisë, përvujtësisë, mjaftimin, durimin, bujarinë, dhe turpërimin.
Perëndinë e gjejmë tek njeriu i mirë, e nuk na duhet ta kërkojmë nëpër vende të shenjta, as në fe të ndryshme, mjafton besimi që ka në zemër , sepse besimi është drejtësia, e drejtësia është pastrimi i veseve të këqija dhe paisja me moral të mirë. E nëse një person nuk është vëllai yt në gjak e besim është vëllai yt në njerëzim! Duaje, ndihmoje, rrespektoje, jepi një dorë kur ka nevojë, dhuroi paqe.Ndryshimi me hapa të shpejtë dhe Globalizmi po bën që vlerat njerëzore të humbasin e ne liderët fetarë nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë që kjo gjë të ndodhë, ishte pikërisht ky qëllimi i fjalës sime për eventin e sotëm!
E në përfundim, ju uroj një aktivitet produktiv e në ndihmë të njerëzimit, bashkëndarje e dashurisë dhe paqes me vëllazëri, besim, durim, e përkushtim ndaj njëri tjetrit, familjes e shoqërisë.
Zoti na bekoftë të gjithëve ! Amin!”