Ditën e martë, 3 tetor 2023, me ftesë të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë Petra Drexler, në mesin e personaliteteve më të lartë të vendit, krerëve të komuniteteve fetarë, diplomatëve dhe qytetarëve të shumtë, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Shkup, me rastin e “Dita e Unitetit Gjerman”.
Kryengritja e suksesshme popullore në RDGJ dhe në pjesën lindore të Berlinit në vjeshtën e vitit 1989, “Revolucioni paqësor”, krijoi bazë për rivendosjen e unitetit të shtetit gjerman.
Më 3 tetor 1990, në ora 00:00, flamuri i unitetit gjerman u ngrit për herë të parë në Sheshin e Republikës para ndërtesës së Reichstag.