Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, shpreh ngushëllimet, për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Në mesazhin e Tij, ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj shkruan: “Bismilahi Rramani Rrahim! Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
Me hidhërim të thellë, mora lajmin e hidhur, të kalimit nga kjo jetë e përkohshme, e Presidentit Bujar Nishani në moshën 56-vjeçare. Kjo ngjarje padyshim përbën një humbje, jo vetëm për shqiptarët dhe familjen e Tij.
Në emër të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, më lejoni të shpreh konsideratën më të lartë, për veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës dhe si President i Republikës gjatë viteve 2012-2017. Ne patëm një bashkëpunim të ngusht me të, për bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe më gjërë. Ai kontribuoi për vlerësimin e figurave të klerikëve bektashian me tituj të lartë si: “ Nderi i Kombit”, Urdhëri “Kalorësi i Skëndërbeut “ e tituj të tjerë për shumë klerikë patriot dhe atdhetar në shërbim të kombit. Ju siguroj se kujtimi i Tij, do të jetë kurdoherë një burim mirësie, për miliona besimtarë bektashinj, të kundondodhur në botë.
I qoftë i lehtë dheu i tokës sonë mëmë Shqipëri. U preftë në Paqe! Ngushëllime familjes!