KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ, NË NDIHMË TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË TIRANË


Ditën e enjte, më 29 dhjetor 2022, me rastin e festës së fundvitit, Kryegjyshi Botëror Bektashian,  Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për tju gjendur sadopak pranë në këto ditë festash, ka shpërndarë pako me ndihma në ushqime, për fëmijët me aftësi të kufizuar, të Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë. Me këtë rast Kryegjyshi dha edhe një mesazh urimi dhe bekimi, për një vit sa më të mbarë dhe te begatë për të gjithë. Që Zoti t’u lehtësojë mundin prindërve që po rrisin këta fëmijë me aftësi special dhe se ndihma për këta fëmijë të mrekullueshëm, nuk do tu mungojë asnjëherë, nga ana e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Shkolla Speciale “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë speciale, ku mësojnë fëmijë me aftësi ndryshe në Tiranë dhe është pjesë e projektit për t’i përdorur shkollat si qendra komunitare.