KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ, NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE, NXËNËSVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR DHE NJERËZVE NË NEVOJË

Për tju gjendur pranë në këto ditë festive të fundvitit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë, në kujdesin e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, edhe ditën e sotme, më 30 dhjetor 2022, ka shpërndarë pako me ndihma në ushqime, dhe dhurata të shumta:

– Shoqata ndërkombëtare “ Së bashku ne mundemi” , për fëmijët me aftësi të kufizuara, Durrës dhe
– Të moshuarve dhe njerëzve në nevojë.
Selia e Shenjtë Bektashiane ka qenë e do të jetë çdo çast pranë, me dashurinë vëllazërore e ndihma, në ushqime e materiale të nevojshme.
Duke kontribur sadopak, të gjithë së bashku, të bëjmë sa mundemi, sepse përtej vlerës materiale që mbajnë këto pako ndihmash, ajo që ka rëndësi është ndjenja e përkrahjes, e vëllazërimit, e të festimit dhe të gëzuarit së bashku.
Zoti na dhëntë shëndet, mbarësi e forcë, urime dhe një vit sa më të mbarë! – tha ndër të tjera Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj